Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”, të akuzuarit për kultivim kanabisit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Krimet e Rënda e dënuan me 9 vite burg Taulant Haxhirajn, 8 vite burg Shkëlqim Kociaj, 8 vite burg Marjus Bajramin si dhe 4 vite për Xhivalin Bacon.
Të pandehurit përfituan uljen me 1/3 e dënimit pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar
Dosja “Treblova” ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016 gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar.
Gjithashtu lidhur me këtë çështje janë të akuzuar dhe tre persona të tjerë, ku mes tyre është io përfshirë edhe një punonjës i policis, Renato Avdyli, për të cilët gjykata ne hetimet paraprake ktheu hetimet prokurorisë pasi gjykata kërkoi që të sqarohej pozita e tyre.
Prokuroria dyshon se grupi “Treblova” mund të ketë lidhje dhe me grupin e Habilajve, për të cilët hetimet ende vijojnë.