BOTA

Qëllohet me armë zjarri ministri i Brendshëm

17:19 - 06.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm i Pakistanit Ahsan Iqbal është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në provincën qendrore Punjab, ku ai u sulmua në një miting elektoral. Mediat raportojnë se ai ka marrë plagë në shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.




Një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit, i tha Al Jazeera se Iqbal po hynte në automjetin e tij për t’u larguar nga tubimi kur një “djalë i ri” e gjuajti atë “disa herë”.

Ai mori një plumb në shpatullën e majtë, ndërkohë u transferua në spitalin e qarkut lokal, ku ai po trajtohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.