AKTUALITET

Plagosi katër persona me thikë, arrestohet 20-vjeçari

17:26 - 08.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme disa të rinj janë përleshur me njëri tjetrin, ku pas në një sherri verbal ka përfunduar në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, përballë Presidencës.




Në këtë konflikt mbetën të plagosur katër të rinj, J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç.

Vetëm pak orë pas sherrit polica ka bërë të mundur arrestimin e autorit që plagosi katër të rinjtë. Ai është identifikuar si Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.

20-vjeçari ndodhet në komisariat ku po pyetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe arrestohet në kohë rekod autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur ditën e sotme  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Arrestohet nga shërbimet e policisë Tiranë, shtetasi :

– Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.