KULTURË

Fidel Ylli, Robert Ndrenikës: Pse nuk i kërkove Berishës teatër të ri kur ishe deputet i PD-së?

12:45 - 09.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dalja në mbrojtje të Teatrit Kombëtar i ka kushtuar shumë Ndrenikës. Jo vetëm që si kurrë më parë, ai del në media çdo të hënë të flasë për teatrin, por kundër tij kanë folur edhe disa figura publike. Pas letrës së hapur të Mirela Kumbaros për të, vjen një tjetër pyetje publike. Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli, që teksa ka folur mbi prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, nuk ka kursyer as Ndrenikën.




Ai tha se qeveria nuk e ka mundësinë që të ndërtojë një godinë të shtrenjtë, duke shtuar se në këto kushte nuk mund t’i lërë aktorët të luajnë në një ndërtesë që po shembet.

Nga televizioni, Ylli ka sulmuar edhe aktorin e madh Robert Ndrenika të cilin e ka pyetur se “Pse nuk i kërkove Berishës godinë të re kur ishe deputet i PD-së?”

“Do të bëhet një teatër bashkëkohor, europian dhe pa kullë. Po deklaroj me përgjegjshmëri si sekretar i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias se qeveria deri tani nuk ka marrë asnjë vendim. Çdo vendim do të merret në transparencë. Ka vetëm një ofertë që po shqyrtohet ligjërisht”,-tha Ylli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.