![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryeministrja Theresa May e ka ndarë kabinetin e saj në dy grupe, për të shqyrtuar mundësitë për aranzhimet doganore pas Brexit.
Një grup do të konsiderojë mundësinë e një “partneriteti doganor”, ku Britania e Madhe do të mbledhë tarifat në emër të BE-së.
Teksa grupi tjetër do të shikojë “lehtësimin maksimal”, një zgjidhje të bazuar në përdorimin e teknologjisë për të minimizuar nevojën për kontrolle doganore pas Brexit.
Ministrat nuk arritën të bien dakord mbi një marrëdhënie të ardhshme doganore me BE-në, gjatë një takim të kabinetit javën e kaluar.
Të gjithë vendet anëtare të BE-së janë pjesë e bashkimit doganor, që do të thotë se nuk ka tarifa për mallrat e transportuara ndërmjet shteteve anëtare.
Qeveria e Britanisë ka thënë se dëshiron të largohet nga bashkimi doganor, pasi Britania e Madhe do të largohet nga BE më 29 mars 2019, por ministrat ende nuk kanë rënë dakord për një alternativë.