Ditët e sotme, operacionet plastike janë kthyer në një trend dhe jo të paktë janë personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar që kanë bërë jo vetëm një, por edhe më shumë ndërhyrje kirurgjikale në pamjen e tyre. Duke e ditur këtë gjë, fansat në çdo moment nuk ngurrojnë të akuzojnë personazhet e famshme se kanë bërë buzët, gjoksin apo vithet.
E njëjta gjë i ka ndodhur edhe këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila është akuzuar nga fansat se ka bërë gjoksin. Në një foto të postuar në Instagram ku shfaqet me një veshje mjaft seksi që i vë në dukje format e saj të rrumbullakosura, fansat e kanë akuzuar se ka bërë operacion plastik gjoksin. “E ke rrit gjoksin apo push-up? Yll fare”, i shkruan një fans. Dhe nuk ka vonuar komenti i këngëtares: “Ja të pyes pak mamin dhe të them”, ia kthen Beatrix duke i bërë fansat të qeshin. Nuk do të jetë i vetmi që do të dyshojë për një gjë të tillë, duke na rritur të gjithë dyshimet nëse i ka bërë vërtet apo ka dashur që të dalë nga situata këngëtarja duke e kaluar me humor?