LIFE STYLE

Në Kosovë, bakllava gjigante për Ramazan

14:40 - 14.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kush nuk e mban mend 6 vite më parë tortën gjigande të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku u sulën i madh e i vogël për të marrë nga një copë.




Ndonëse peshonte 4 ton dhe kushtoi 3.6 milionë lekë, torta nuk arriti dot të hynte në Guinness.

Mirëpo, shqiptarët nuk janë stepur, ndërsa kanë gjetur një mënyrë tjetër për të qenë pretendentë të fortë të një rekordi të ri në Guinnes.

Nga sa bëhet e ditur në nder të muajit të madhërueshëm të Ramazanit që fillon më 16 maj, pikërisht në Prishtinë po përgatitet një bakllava gjigante.

Bakllavaja ashtu siç raportohet do të jetë mbi 2 metra dhe do të ketë formën e hartës së Kosovës.  Kjo baklava pritet që të shërbehet duke filluar në orën 14:00 në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës për 4500 persona. Ndonëse Turqia mban deri më tani rekordin për bakllavanë më të madhe, organizatorët kanë për qëllim ta thyejnë rekordin Guinnes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.