Të përpiqesh të kursesh nuk ka asgjë të keqe, por janë disa gjëra për të cilat është më mirë të shpenzosh pak më tepër, pasi mirëqënia juaj varet nga kjo gjë. E mira është të hiqni dorë nga disa shpenzime të panevojshme dhe të shpenzoni për gjëra të domosdoshme. Ja një listë e gjërave për të cilat nuk duhet të kurseni as në periudhat më të vështira financiare:
1
Këpucët
“Unë nuk jam i pasur për të blerë gjëra të lira”, -ka thënë Baron Rothschild. Është më mirë që të keni një palë këpucë të mira, sesa dy palë të lira, të cilat do t`ju dëmtojnë këmbët pak ditë pasi t`i vishni. Këpucët e lira shkaktojnë lodhje, probleme me qarkullimin e gjakut, me kyçet, me venat etj. Kështu që paratë që do të shpenzoni për trajtimin apo kurimin e këmbëve do të jenë më shumë sesa ato që do t`ju duheshin për të blerë një palë këpucë të mira.
2
Veshmbathjet
Sa më afër me trupin të jetë veshja, aq më e shtrenjtë duhet të jetë. Prandaj nuk duhet të bleni kurrë veshmbathje të lira. Sigurohuni që materiali i tyre të jetë i mirë, pasi kjo gjë ndikon direkt në gjumin tuaj. Veshmbathjet e lira mund të jenë të parehatshme, t`ju irritojnë lëkurën si dhe mund të jenë të dëmshme për shëndetin.
3
Xhinset
Një investim i rëndësishëm janë xhinset e mira. Xhinset duhet të jenë prej një materiali të mirë, i cili nuk do të shkaktojë reaksione alergjike. Xhinset e mira zgjasin edhe më shumë dhe mund t`i përdorni për disa vite.
4
Dhëmbët
Edhe pse çmimet për trajtimin e dhëmbëve janë të kripura, kjo gjë nuk duhet anashkaluar. Dhëmbët e bukur rrisin edhe vetëbesimin. Rekomandohet vizita te dentisti të paktën 2 herë në vit dhe mos u kurseni kur bëhet fjalë për një dentist të aftë, por pak të shtrenjtë.
5
Çokollata
Çokollata e zezë është e mirë për shëndetin, por vetëm kur është cilësore. Çokollatat e lira mund të përmbajnë yndyrna të rrezikshme.
6
Telefonat ose pajisjet e tjera elektronike
Telefonat ose pajisjet elektronike janë gjëra që blihen rrallë dhe është mirë që të blihen cilësore, pasi do t`ju duhen për një kohë të gjatë.
7
Alkooli
Alkooli i lirë mund t`ju shkaktojë probleme serioze për shëndetin, prandaj shpenzoni pak më shumë, por pa e tepruar me konsumimin e tij.
8
Siguria
Shumë njerëz nuk preferojnë të shpenzojnë për sigurinë e shëndetit, makinës apo shtëpisë, pasi ju duket shpenzim i tepërt. Por nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, prandaj duhet të mendoni gjithmonë për të ardhmen dhe sigurinë e saj.