LIFE STYLE

Ja cilat ushqime të konsumoni për një jetë seksuale më pasionante

12:50 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ushqime me yndyrë si hamburgeri, patatet e skuqura dhe pica, ju japin një ndjesi lodhjeje dhe më shumë sesa të hiqni bluzën, ju vjen të shtriheni dhe të flini gjumë sikur të mos ketë të nesërme. Por e dinit që ekzistojnë ushqime që mund t’i japin një shtysë të fuqishme epshit dhe dëshirës seksuale tek ju dhe partneri?
“Seksi i mirë është thelbësor për një marrëdhënie”,- thotë ekspertja e seksit Marina Del Rey. “Duhet të gjesh kohë për të, të dalësh në takime, ta shndërrosh dhomën e gjumit në një vend romantik dhe epshndjellës dhe duhet të jesh shumë e kujdesshme ndaj ushqimeve që konsumon”.
“Në përgjithësi duhet të mbash një dietë të shëndetshme, por hera-herës mund të konsumosh ushqime që rrisin nivelet e testosteronit ose të qarkullimit të gjakut, kur vërtet do ‘të vish në qejf’ “,- shprehet instruktorja e jogës Isadora.




Qepë
Edhe pse aroma që le qepa në gojë nuk është aspak seksi, Isadora mendon se të forcon organet riprodhuese, rrit nivelin e testosteronit e si rrjedhojë rrit dëshirën seksuale si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Në disa vende, qepa nuk përdorej pasi rriste sasinë e spermës. Pra, praktikisht ju dhe partneri juaj duhet ta përdorni në çdo gatim.

Hudhra
Na vjen keq që sakrificat për një seks më të mirë duhet të përfshijnë ushqime të tilla. Hudhra rrit nxehtësinë në trup dhe është provuar që rrit testosteronin. Isadora shpjegon: “Eshtë e dobishme për jetën seksuale dhe body-builderat e përdorin për të rritur masën muskulore.

Speci i kuq
Ashtu si shija pikante që të lë në gojë, speci djegës e bën edhe më pikante jetën tuaj seksuale. Speci i kuq krijon nxehtësi në trup, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në ereksion. Sipas instruktores së jogës, specat kanë efekt të menjëhershëm, prandaj përpiquni t’i konsumoni pak para se të nisni aksionin. Ruajeni ëmbëlsirën për në fund.

Fiqtë
Fiku është i pasur në aminoacide dhe mendohet të jetë një afrodiziak, nisur nga pamja seksuale dhe shija. “Aroma e një fiku dhe forma është shumë romantike dhe seksuale,-thotë Isadora,- janë të përshtatshme për t’i ngrënë vetë dhe për t’ia ushqyer partnerit. Edhe procesi i të ngrënit të fikut është shumë epshndjellës.” Me pak fjalë, porositini në një takim të nxehtë, por përpiquni t’i shmangni një darkë me kolegët e punës.

Manaferrë Goji
Këto lloje manaferrash janë përdorur prej kohësh për të ngjallur dëshirën seksualë në vendet e Azisë, pasi mendohet se rrisin nivelet e testosteronit. “Provoni t’i hani me drithërat në mëngjes, në sallatë ose hajini thatë”,- këshillon Isadora. Eshtë një ‘superushqim’ seksual.

Peshq me yndyrë
Peshq si salmoni, tuna, sardelet janë të pasur me acide yndyrore me omega-3, që sipas Isadorës ngrenë dopaminën, të njëjtin hormone që çlirohet në tru gjatë orgazmës. “Ngre humorin dhe njerëzit e relaksuar janë shpesh në humor për seks”. Këta peshq përmbajnë edhe një lloj aminoacidi që trajton problemet me ereksionin. Mendojeni si një viagra natyrale. Salmoni tingëllon dhe shijon shumë më mirë se një pilulë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.