LIFE STYLE

A prishet agjërimi nëse vendosni makijazh gjatë Ramazanit? Eksperti i çështjeve islame zgjidh dilemën

13:33 - 18.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myslimanët e privojnë veten nga ‘kënaqësitë’ ditore si konsumimi i ushqimit, pijeve dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë ditës.




Ndonëse agjërimi ka shumë rregulla strikte, ekziston një dilemë e cila i preokupon gratë myslimane të cilat agjërojnë se; a duhet vendosur makijazhi kur janë duke agjëruar?

Ndonëse myslimanët thonë se këtë gjë më së miri e din Allahu, konsensusi i përgjithshëm është se nëse nuk konsumohet apo nuk futet në fyt, bën të përdoret.

Ekspert i çështjeve islame ka zgjedhur këtë dilemë, ndërsa ka bërë të ditur se gjitha preparatet që vendosen në pjesën e jashtme të trupit, qoftë nëse absorbohen përmes lëkurës apo jo nuk e prishin agjërimin, përveç nëse gëlltiten nga personi.

“Të gjitha preparatet që vendosen në pjesën e jashtme të trupit, qoftë nëse absorbohen përmes lëkurës apo jo, nuk e prishin agjërimin përveç nëse gëlltiten nga personi”, thotë Shaykh Muhammad Saalih-al-Munajiid.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se e njëjta gjë aplikohet edhe te sapunët dhe kremrat që përdoren për ta zbukuruar fytyrën dhe që aplikohen në sipërfaqen e lëkurës – ngjashëm me makijazhin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.