Ai është një nga këngëtarët më të dashur për publikun, ku shumë prej këngëve të tij janë kthyer në hite. Fjalën e kemi për Bujar Qamilin, i cili ka qenë dje i ftuar në emisionin “Thumb”.
Gjatë intervistës, këngëtari ka treguar një moment të sikletshëm me nusen e djalit, moment nga i cili ai ka vendosur që djali dhe nusja të jetojnë në shtëpi më vete.
“Javën e parë nusja dhe djali na qëndruan në shtëpi. U çova natën të shkoja në tualet po tani përtova t’i vishja pantallonat, 2 minuta ja ku e kisha tualetin. Sa do shkoja për në tualet u hap dera dhe doli nusja. U rrëzova dhe desh theva qafën.
Që atë ditë u them shkoni shikoni punën tuaj se është më mirë. Nusen e dua fort, asaj i ka rënë sëpata në mjaltë. Shih çfarë vjehrri ka”, – ka treguar Bujari.