Atletico e Madridit e mbylli me një barazim 2-2 ndaj Eibarit në shtëpi, ndeshjen e fundit për këtë sezon në La Liga.
Ekipi i Simeones e mbyll në vendin e dytë, me 79 pikë, 3 më shumë se Reali në vendin e tretë.
Por, kjo ishte edhe ndeshja e fundit për Fernando Torres, që ishte kapiten, dhe për më tepër shënoi të dy golat e sfidës për ekipin e tij.
Të gjithë lojtarët kishin në fanellë emrin e Fernando Torresit përpara, si shenjë respekti për të.
Edhe tifozët i kishin përgatitur një koreografi spektakolare para fillimit të sfidës.
Shfaq Komentet (0)