LIFE STYLE

VIDEO/ Shigjeta i kaloi tejpërtej në trup, macja mbijeton pas operacionit

15:23 - 21.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një mace në Perris të Kalifornisë ka mbijetuar për mrekulli pasi u qëllua me një shigjetë në trup.




Një oficer i kontrollit të kafshëve e çoi macen në një strehë për kafshët pasi e gjeti me shigjetën në trup.

Stafi i strehës së kafshëve San Jacinto në Riverside County  futën në mënyrë emergjente maçokun në operacion dhe në mënyrë të sigurtë arritën që ti heqin shigjetën.

Video tregon maçokun e plagosur në gjendje të rëndë. Ai shihet se ka gjakderdhje nga plaga e shigjetës. Shigjeta i kaloi nga shpatulla e majtë kaloi nëpërmjet trupit dhe i doli në pjesën e kraharorit.

Nëse shigjeta do ti kalonte në zgavrën e gjosit, do të kishte qenë shumë e vështirë për kafshën shtëpiake që të mbijetonte. Ekipi i veterinerëve po kujdeset për maçokun dhe po e mbajnë në vëzhgim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.