AKTUALITET

Vrasja e komisar Artan Cukut, dosja i dorëzohet gjykatës në fund të majit

10:37 - 22.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për Mikel Shallarin, i cili akuzohet se ekzekutoi ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Artan Cukun, më 8 prill të 2017-ës. Organi i akuzës i ka kërkuar gjykatës që Shallari t’i shpëtojë dënimit të përjetshëm dhe të ligjërohet si bashkëpunëtor i drejtësisë. Kjo, pasi 24-vjeçari ka pranuar vrasjen dhe ka treguar emrin e personit që e ka porositur. Sipas Shallarit, porositësi i vrasjes është Bledar Jambelli, një emër jo i panjohur për policinë. Kjo kërkesë për Mikel Shallarin do të shqyrtohet nga gjyqtarja Miliana Muça.




POROSITËSI

Emri i porositësit të vrasjes së ish-komisarit Artan Çuku u zbulua rreth një vit pas ekzekutimit të tij. Personi i cili kontraktoi Mikel Shallarin për ekzekutimin e Cukut, dyshohet të jetë 37-vjeçari Bledar Jambelli. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, e cila ka caktuar për të masën e arrestit me burg. Nga hetimet disamujore dhe provat e grumbulluara, grupi i hetimit ka dalë në konkluzionin se ish-drejtori i Policisë së Vlorës u vra për shkak të detyrës në radhët e uniformave blu. Nga hetimet rezulton se në dhjetor të 2012-ës, Artan Cuku e vuri në pranga fierakun Jambelli, pas dyshimeve se ishte autor i vrasjes së Armando Delajt në shtator të po të njëjtit vit. 38-vjeçari Jambelli rezulton një emër i njohur për policinë. Ai figuron më herët si i përfshirë në veprimtari kriminale. Ndaj tij u caktua edhe masa e arrestit me burg për vrasjen e Shpëtim Mukës, Ervin Shehut dhe plagosjen e Ervis Zanajt në nëntor të 2006-ës.

Ngjarja në fjalë dyshohej se kishte lidhje me një vrasje të ndodhur në Spanjë, që u pasua më pas me një zinxhir krimesh të rënda, që tronditën Vlorën e Tiranën. Pavarësisht, dyshimeve që rëndonin mbi të, Bledar Jambelli ia doli mbanë të rifitonte lirinë, por mesa duket konflikti i hapur me kryekomisarin vazhdonte. Sipas  hetuesve, ai kontraktoi të dyshuarin Mikel Shallari për ekzekutimin e ish-drejtorin e Policisë së Vlorës. Hetuesit thonë se Shallarit i dha fillimisht shumën prej  3 mijë eurosh, ndërsa pjesën tjetër të pagesës do t’ia bënte kur të kishte kryer vrasjen, të cilën e realizoi prillin e vitit të kaluar në derën e pallatit ku banonte kryeko misari, në Rrugën e Kosovarëve në kryeqytet. Hetimet për çështjen në fjalë janë drejt finalizimit dhe pritet që në fund të majit dosja t’i dorëzohet gjykatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.