OPINION

Të zgjedhësh mes Lulit dhe Mulit!

10:35 - 01.06.18 Mero Baze
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk është gabim që kanë zgjedhur Flamurin. Kur brenda një partie kryetari është i paqartë se çfarë duhet të bëjë, vlejnë dhe eksperimente të tilla. Njëri duhet caktuar radikal, njëri i modeuar, njëri institucional, tjetri populist, etj. Një parti pa ide dhe pa lider, e ka të nevojshme eksperimentin.




Por ajo që të bën përshtypje në rastin e Flamurit, është se e kanë zgjedhur të jetë radikal. Sipas shpjegimeve që ai mbante mend, kur i tha publikisht skenarët, bashkë me të, do të jenë dhe disa të tjerë  “fatkeqësisht shumë pak” (këtu Doktori ka bërë kujdes të jenë pak), të cilët do t’i rezistojnë vijës paqësore të Bashës dhe një ditë do bëhen shumë.

E gjitha kjo komedi brenda Partisë Demokratike e ka të garantuar suksesin nga aktori dhe jo nga skenari.

Sali Berisha po përpiqet të mbajë në lojë Lulzim Bashën duke e paraqitur atë si të pafuqishëm për të udhëhequr një lëvizje radikale, si ajo që premtuan më 26 maj. Dhe për këtë ka emëruar të bëhen radikal disa tipa si Flamuri.

Nuk e ka menduar keq. E gjitha ndihmon në tërësi PD-në, pasi nëse dikush do ishte vërtet radikal natyrisht që nuk do shkonte pas Flamurit, ose nëse do të shkonte pas Flamurit nuk do ishte as radikal, as i moderuar, por idiot.

Në të vetmen lëvizje radikale të opozitës, që ishte e vërtetë dhe buronte nga njerëzit, në atë të Kalimashit, Flamuri ishte kundër radikalëve dhe në tavolinën e të dëmtuarit urdhëronte shuarjen e protestës. Thjesht si pazarxhi.

Në rastin konkret, Berisha nuk e ka menduar keq. Për të qetësuar militantët e paktë që duan luftë, ka caktuar Flamurin t’i përfaqësojë. Ata që duan të mbajnë postet në PD dhe të presin ditën e pushtetit, i përfaqëson Lulzimi. Të tjerët të zgjedhin mes Lulit dhe Flamurit.

Dhe natyrisht me Lulin do të jenë. Duket se Doktorin e kanë lëshuar nervat, dhe i ka rënë shkurt. Ka vendosur të vërë në garë një politikan gënjeshtar me një politikan qesharak me kusht që njerëzit të zgjedhin, ose të gënjehen nga i moderuari, ose të zhgënjehen nga radikali. Si të kenë qejf! Rëndësi ka të mos ketë opozitë reale.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eshte njelloj si te zgjedhesh mes teje dhe Bedri Islamit,si te zgjedhesh ne mes te gazetes tende tema dhe gazetes dita,eshte njelloj si te zgjedhesh ne mes gjith ju te pacavureve te pavarura si A.Duka,M.Baze,B.Islami,Sh e M.Nazarko dhe plot te tjere si puna juaj te pavarurve qe beni opozite me opoziten dhe nuk dini te shkruani nje rresht ne faqet e gazetave tuaja (te pavarura)per qeverine apo per rilindjen ne teresi por imitoni fjale per fjale shefin tuaj qe ju mban me buke.Dhe po tju shikosh me vemendje te gjithe e keni trashur qafen dhe koken aq sa me zor levizni per te pare realitetin por thuaj shyqyr qe ai ju vjen i gatshem nga televizioni me i ri dhe( me popullor ),i vetmi qe nuk eshte kazan ERTV.

    Përgjigju ↓