Kryesore

Kryeministri bullgar: Ka vende skeptike për Shqipërinë. Incidenti gjatë konferencës me Ramën

16:59 - 04.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Dy tre vende në Bashkimin Europian janë skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë”. Ishte kjo deklarata e kryeministrit Boyko Borissov nga Tirana, gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij shqiptar.




Boyko Borissov u shpreh se Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave.

“Merkel thotë se Ballkani Perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet, por me rëndësi që të zgjidhet. Sa më mirë të jetë rajoni, aq më të mëdha janë mundësitë për bashkëpunim. Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave. Tregojmë përpjekje që duhet t’i bindim shtetet skeptike deri në fund të qershorit”, tha Borissov.

Ndërkohë kryeministri Rama e vlerësoi homologun e tij se ka bërë avokatin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit.
“Marrëdhënia me bullgarinë është jashtëzakonisht pozitive. Borisov ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE”, tha Rama, ndërsa nuk mungoi dhe një incident me përkthyesen.

Rama tha se Bullgaria sot jep shembull të shkëlqyer në bashkëpunimin me BE. “Miqtë tanë bullgarë na ofrojnë ndihmën me eksperiencën e tyre”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.