AKTUALITET

“Policët më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah”

14:13 - 05.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhuna e policisë ndaj qytetarëve duket se nuk ka të sosur. Pa vdekjes së dy personave, në Korçë e Shkodër, siç dyshohet nga dhuna e ushtruar nga efektivët e policisë një tjetër rast vjen nga qyteti liqenor, Pogradeci.




28-vjeçari, Ilir Bego denoncon efektivët e komisariatit të Pogradecit për dhunë fizikë.

Më dhunuan gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në Komisariatin e Pogradecit. Ju kërkova falje për veprimin, por policët më dhunuan. Më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah. Më mbajtën në komisariat për nëntë orë, më pas më liruan. Dëmin e makinës së policit e kompensoi babai menjëherë. Kam frikë të denoncoj policët. Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, rrëfen 28-vjeçari.

Bego ka goditur me shkelma gomat e makinës private të efektivit të qarkullimit Bujar Xhyra dhe sipas tij, shkak për këtë reagim ka qenë një gjobë e marrë par dy vitesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.