AKTUALITET

I vdiq burri në paraburgim, thirrja dëshpëruese e gruas së Enea Ftojt: Var veten nëse…  

12:27 - 05.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kërkoj një shtëpi ku të strehohem bashkë me fëmijët, në të kundërt do të vras veten”. Kjo ka qenë thirrja dëshpëruese e gruas së Enea Ftoit, i cili vdiq në ambientet e paraburgimit të Korçës, pas dhunës së ushtruar aty.




Kur kanë kaluar tre javë nga ngjarja e rëndë, bashkëshortja e tij, Entela Ftoi, ka bërë apelin prekës dhe ka kërcënuar se do varë veten, nëse nuk gjen zgjidhje për 3 fëmijët e saj që po enden rrugëve dhe flenë nëpër stola, në qiell të hapur.

“Prej dy javësh fle së bashku me tre fëmijët jashtë. Flemë tek pazari dhe në lulishtet e qytetit. Nuk kam asnjë të ardhur. Fëmijët prej disa ditësh që nuk ushqehen.

Askush nuk më ka ofruar ndihmë. Kërkoj një shtëpi ku të strehohem bashkë me fëmijët. Në të kundërt do të var veten. Policia që më vrau burrin, të na vrasë edhe ne”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.