Me nga një vit burg për Tom Doshin, ish-deputetin Mark Frroku dhe shtetasin Durim Bami ka kërkuar dënim Porkuroria, me akuzë për “kallëzim të rremë”, lidhur me atentatin e supozuar ndaj deputetit Doshi.
Ndërkohë që për shkak të gjykimit të shkurtuar, secili prej tyre, sipas Prokurorisë duhet të vuajë 8 muaj burg.
Vendimi do të jepet më 4 korrik, ku do të bëhet edhe mbrojtja nga ana e Doshit, Frrokut e Bamit. Sipas prokurorisë, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijuan prova të rreme me qëllim që të niste një hetim penal ndaj Ilir Metës, i cili ishte kryeparlamentar në kohën kur u regjistrua video.
Kujtojmë këtu që një seancë më parë, gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Shfaq Komentet (0)