AKTUALITET

I biri i nguli thikën, por babai e fal: Nga fëmija çfarë nuk pret

15:16 - 21.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjendja shëndetësore e dy të moshuarve Hasie e Destan Neziri që u plagosën një ditë më parë nga djali i tyre 25-vjeçar me thikë ka ardhur duke u përmirësuar. 75-vjecari është shtruar në repartin e kirurgjisë ndërsa bashkëshortja e tij pritet të dalë sot nga reanimacioni ku gjendet prej 24 orësh.




LEXO edhe: Thikë prindërve, vëllai i 25-vjeçarit tregon se si e mori vesh ngjarjen e rëndë: Ai erdhi tek unë dhe…

LEXO edhe: I fejuari theri prindërit, 25-vjeçarja: Sherrin e nisi vjehrra, mua s’më ka dashur se jam nga Puka

I moshuari i cili u sulmua me thikë ka treguar për Gazeta Shqiptare se i biri e kreu aktin në zemërim e sipër. Megjithatë, ai thotë se do ta falë djalin për veprimin e rëndë. I shtrirë në krevat dhe me frymëmarrje të rënduar, ku dallohen qartë se ku e ka goditur i biri, pasi janë të vendosura fashot, Destan Neziri, thekson se e ka fëmijë.

“Kemi qenë mësues të dy, ndërsa djali ka mbaruar gjimnazin. Unë e kam fëmijë dhe prej fëmijës çfarë nuk pret”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.