Rusi 2018

Franca fiton ndaj Perusë, Mbappe kalon skuadrën e tij në raundin tjetër

19:17 - 21.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca është skuadra e 3-të që siguron kalimin në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës. “Gjelat” mposhtën minimalisht 1-0 Perunë në ndeshjen e dytë të grupit, duke kryesuar kështu dhe Grupin C në kuotën e 6 pikëve.




Në takimin e zhvilluar në “Central Stadium” vendosi një gol i Kylian Mbappe, që me portën e boshatisur e kishte të lehtë ta shtynte sferën drejt rrjetës. Peruja mendoi të reagoi, por në rastet që krijuan nuk arritën të gjenin rrjetën, duke evidentuar vetëm një goditje të shtyllës.

Me këtë fitore Franca siguron një biletë për në raundin me eliminim direkt, ndërkohë që Peruja i jap “lamtumirën” Kupës së Botës pas vetëm 2 ndeshjeve. Në ndeshjen tjetër Franca do të luaj përballë Danimarkës që është dhe një sfidë direkte për vendin e parë, ndërkohë që Peruja do të pres Australinë, me “kangurët” që janë të dënuar për të fituar, nëse duan të shpresojnë tek një kalim në raundin tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.