AKTUALITET

Pakti me Gjermaninë! Shqipëria pret emigrantë dhe shpëton Merkel, fiton hapjen e negociatave

10:30 - 22.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Askush nuk mund ta mendonte, Shqipëria “shpëton” Angela Merkelin? Të paktën ky është titulli kryesor i Deutsche Welle, e cila shkruan se Shqipëria mund të shërbejë si një vend pritës i përkohshëm për azilkërkuesit që i drejtohen Bashkimit Evropian.




Një zëdhënës i qeverisë austriake thotë për Deutsche Welle se bisedime për qendra të tilla kanë nisur me Shqipërinë dhe me vende të tjera, por përmend edhe Endri Fugën, shefin e Departamentit të Komunikimit në qeveri, që e mohon një gjë të tillë.

Opozita shqiptare, shkruan Deutsche Welle, aludon në anën tjetër se qeveria do të hapë qendra të tilla me shpresën se kjo do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Sipas Deutsche Welle, Shqipëria gjendet në trajektoren ballkanike dhe ka dalje në Mesdhe. Porti i Durrësit ka kapacitet që të presë një numër të madh individësh që tentojnë të kalojnë detin dhe që mund të përcillen nga anijet e FRONTEX-it.

Pasi të kenë mbërritur atje, individët që nuk kualifikohen për azil mund të riatdhesohen, ndërsa ata që e fitojnë azilin, mund të shpërndahen drejt BE-së. Veç kësaj, Shqipëria nuk është anëtare e bllokut, çka do të thotë se rregullat e Shengenit nuk aplikohen. Vendi nuk është as pjesë e Marrëveshjes së Dublinit që përcakton rregullat e azilit. Sidoqoftë, është anëtar i NATO-s dhe një qendër antiterror është ngritur atje.

Por si mund ta ndihmojë Shqipëria kancelaren Merkel? Në takimin e fundit me kancelarin austriak Kurz, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehoffer tha se e mbështet idenë e qendrave të pritjes jashtë BE-së.


Një marrëveshje e mundshme me Shqipërinë mund të ndihmonte në zbutjen e tensioneve mes kancelares dhe ministrit të saj.

Kjo, nënvizon Deutsche Welle, do të plotësonte kërkesën e Seehofferit që aplikimet për azil të plotësoheshin jashtë BE-së. Kjo do të favorizonte partinë e tij në zgjedhjet e pritshme në Bavari, ndërsa koalicioni qeveritar do të rifitonte stabilitet.

Shqipëria po ashtu do të fitonte nga kjo marrëveshje. Duke hapur qendrat e pritjes, thotë Deutsche Welle, ajo do të fitojë mbështetje edhe nga forcat më konservatore të bllokut që janë skeptike për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.