![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një kallëp tritoli në pjesën e jashtme të dritares së lokalit. Policia e Burrelit ka arritur të çaktivizojë lëndën shpërthyese, pas njoftimit nga pronari i lokalit, shtetasi B.K.
“Kallëpi nuk ka arritur të shpërthejë dhe falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, është bërë çaktivizimi i saj”, theksohet në njoftimin e policisë lokale.
Disa persona, që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje janë shoqëruar, si dhe po këqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit/ëve.
Sipas ekspertëve nëse kjo sasi tritoli do të kishte shpërthyer, dëmet do të ishin të shumta.
Shfaq Komentet (0)