POLITIKË

Negociatat, reagon përsëri PD: Njerëzit e qeverisë trafikojnë drogë, negociatat nuk hapen

12:17 - 29.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka reaguar përsëri në lidhje me shtyrjen e hapjes së negociatave për në vitin 2019.




Përmes deputetit Flamur Noka, PD thekson se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat me BE për aq kohë sa në qeverisje do jetë kryeministrit Edi Rama.

Noka akuzon qevërinë se drejtuesit e saj po pastrojnë paratë që vijnë nga trafikimi i lëndëve narkotike, gjë e cila sipas tij, ka bërë që kanabisi të përhapët në gjithë Shqipërinë.

“Dëshmia e zyrtarëve të Policisë italiane dhënë gazetës franceze Liberation se në Shqipëri po mbillet kanabis me sasi të mëdha është dëshmi e faktit se Edi Rama po gënjen.

Në bari është bllokuar 10 ton drogë vetëm 4 muajt e fundit, prodhim i muajve të fundit sipas analizave, kohë kur Rama shpalli fitoren e luftës kundër kanabisit.

E vërteta është se lufta kundër trafikut të drogës është një ngakushtet e vëna Shqipërisë në këmbim të hapjes së negociatave. Edhe mediat europiane po e shprehin hapur se paratë e drogës janë të pushtetit.

Shqiptarët dhe BE nuk kanë asnjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën dhe tani është koha ta largojmë Edi Ramën dhe abndën e tij që t’i hapim rrugën Shqipërisë drejt Ecvropë”,- tha Noka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.