Kronikë

U hodh nga makina dhe vdiq në spital, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Anxhela Meçanit

10:50 - 29.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbërrin pranë familjes trupi i të ndjerës Anxhela Meçani e cila u vra në Torino më 11 qershor. 21-vjeçarja pasi u hodh nga makina ndërroi jetë në spitalin e Torinos. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua një i dyshuar, por më pas u la përsëri i lirë për mungesë provash të cilat do ta lidhnin atë me vrasjen e së resë.




Familjarët e 21-vjeçares kanë bërë disa herë apel për ndihmë që të merrnin trupin e vajzës së tyre në Shqipëri, pasi ata nuk mundnin të përballonin shpenzimet.

Ata falënderojnë News24 dhe emisionin “Me zemër të hapur”, pasi trupi i Anxhela Meçanit u transportua për në Shqipëri vetëm pas thirrjes së tyre në këtë emision.

Ndërkohë, pista kryesore ku po heton policia është ajo e hedhjes së vajzës nga makina. Nisur edhe nga fjalët e saj të fundit në spital: “Ai njeri nuk më pagoi, më pas unë rrash”.

Sipas policisë, ai ishte klient i 20-vjeçares dhe nuk ka dashur të paguante. Mes tyre ka pasur një konflikt, çfarë dyshohet se ka çuar në vrasjen e Anxhela Meçanit.

Por, pritet përfundimi i hetimeve për të përcaktuar, nëse Anxhela është hedhur vetë apo e kanë hedhur nga makina.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.