EKONOMI

Depozitimi i detyrueshëm i bilanceve QKB, bizneseve: Afat deri më 31 korrik

12:30 - 30.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Bizneset që janë subjekt i tatim-fitimit kanë kohë deri me 31 korrik për të depozituar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare vjetore, raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë dhe vendimin ligjor për miratimin e bilanceve. Përmes një njoftimi zyrtar, kjo Qendër u është drejtuar të gjithë subjekteve që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi për t’i kujtuar se afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve është jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar. QKB njofton se depozitimi i dokumenteve të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimit online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit; Ndërkohë që formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF, ku çdo dokument të ngarkohet si një dokument i vetëm.




Njoftimi
Qendra Kombëtare e Biznesit njoftoi se të gjithë bizneset që janë të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim-fitimi duhet të depozitojnë pranë saj bilancin dhe raportin e auditit sipas parashikimeve në ligj deri në datë 31 korrik 2018. Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi ligjor QKB-së i lind e drejta që të gjobisë bizneset 15 000 lekë ndërkohë që saktëson se depozitimi i dokumenteve mund të bëhet vetëm online përmes sistemit e albania dhe individi aplikues duhet të ketë kartën e identitetit. Shërbimi për këtë kryhet pa pagesë ndërkohë që subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit do të vijojnë që të kryejnë aplikimet përmes sporteleve të QKB.

“Të nderuar subjekte tregtare. Mbështetur në ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit” i ndryshuar, neni 43, pika (a) subjektet që kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e tyre është e detyrueshme, detyrohen në çdo rast t’i depozitojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar. Detyrimin për depozitimin e dokumenteve të sipërcituara e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të dorëzojnë pranë QKB-së: Pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF; Raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme); Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesave ligjore). Afati i fundit i dorëzimit është data 31 Korrik 2018. Depozitimi i dokumenteve të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.