POLITIKË

Publikoi videon, Balla i përgjigjet Vokshit: Nuk paske turp që…

21:45 - 30.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Replikat midis kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, dhe deputetes së PD-së, Albana Vokshit, vazhdojnë.




Vokshi ishte ajo e cila përmes një deklarate  publikoi ditën e shtunë dokumentin, sipas të cilit në projektin për ndërtimin e teatrit të ri parashikohet edhe ndërtimi i gjashtë kullave. Fill pas këtij prononcimi nga ana e deputetes demokrate, Balla u shpreh për mediat se do ta padiste atë për shpifje në Gjykatë.

Pas këtij prononcimi, deputetja e Partisë Demokratike i ka publikuar kreut të grupit të PS një video, ku sipas saj duket Taulant Balla i vogël që i këndon Enver Hoxhës.

“Rri në mes dëgjon e qeshet,

kur ja themi si bilbilat…

Eeee moreee, eh,

eeeee, moj eeee…,” shkruan këto vargje Vokshi bashkangjitur me videon.

Balla i është përgjigjur sulmit të fundit të Vokshit përmes një tjetër statusi në Facebook, ku thotë se djali në video nuk është ai por  dy nxënës të asaj kohe nga zona e Prrenjasit, të cilët quhen A.Belba dhe A. Omeri.

“Këta nuk paskan as turp kur gënjejnë gjithë ditën dhe as minimumin e dinjitetit njerëzor. Si ka mundësi që as nuk skuqen dhe as kërkojnë ndjesë kur gënjeshtra u del në publik”, shkruan më tej Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.