AKTUALITET

“A t’ju jap ndonjë kafe, kafe të mirë. Pa iu rënë në qafë”, policia nuk fal shkelësit

15:43 - 01.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kafet” për efektivët e Policisë Rrugore, harrojini! Vetëm gjatë fundjavës, në një aksion të policisë i koduar “Tispol”, efektivët kryen kontrolle në rrugët interurbane dhe urbane në lidhje me shpejtësinë dhe kontrolle të përdorimit të alkoolit.




Kështu janë arrestuar në kushtet e flagrancës 15 drejtues, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 persona për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Po ashtu janë pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Po ashtu janë vendosur 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.