AKTUALITET

“Gjaku shkonte lumë, ka një javë që ka kaluar …”, flet nëna e 50-vjeçarit që plagosi tre policë

12:19 - 02.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre punonjës policie u lënduan, ndërsa përpiqeshin të ndalonin një person që donte të grabiste një dyqan në lagjen “5 Maji” të Elbasanit.




Irfan Halimllari, rreth 50 vjeç, nën kërcënimin e gërshërëve ka marrë rreth 20 mijë lekë nga dyqani dhe është larguar. Ai është ndaluar më pas nga policia dhe incidenti, sipas njoftimit, duket se ka ndodhur në momentin që i ndaluari është përpjekur që të dëmtojë veten e tij. Gjatë neutralizimit të autorit janë lënduar 3 policë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital.

Nëna e 50-vjeçarit thotë se ishin policët ata që e dhunuan të parët, por nga ana tjetër kërkon mëshirë pasi sipas saj, djali është me probleme mendore.

“Unë isha në punë, erdha me vonesë. Më duket se goditën ata. E shtrinë, e lidhën dhe gjaku shkonte lumë. Ka pasur mjetet që punonte shportat, kanistrat. Ata 4 veta e shtrinë aty. Ka një javë që ka kaluar nga mëndët. Ka një javë pa drita. Mos ma torturojnë, është një njeri me të meta mendore, është budalla. Edhe ata e njohën që ishte me probleme. Dua mëshirë prej tyre. Gjynah që e goditën, 4 veta”, tha nëna e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.