EKONOMI

Prodhuesit: Energjia për furrat me frigorifer, 8.5 lekë/kV

18:00 - 03.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mes debatesh të forta Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Prodhuesve të Bukës ka miratuar propozimin konkret që do i bëhet institucioneve mbi faturimin e energjisë elektrike. Ai vjen pas një kohe të gjatë bisedimesh mes institucioneve shtetërore dhe Shoqatës, ndërsa sipas kësaj të fundit është gjetur dakordësia për faturimin me 8.5 lekë/kV në ato furrat që kanë frigoriferë e ku tregtojnë prodhimet e tyre të pastiçerisë.




Ndonëse e votuan unanimisht propozimin, prodhuesit kërcënuan me ulje qepenash, madje edhe greva më të gjata se 24 orë, në rast se vendimi nuk miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe Enti Rregullator i Energjisë.

Po ashtu, një pjesë e tyre e konsideruan të pavlefshëm debatin, duke kërkuar rritje të çmimit të bukës si një mënyrë për kompensimin e rritjes së kostove. Miratimi i këtij vendimi vjen pas debatit të zhvilluar mbi faturimin e energjisë së furrave të bukës, duke qenë se aktualisht këto subjekte kanë një çmim preferencial prej 7.6 lekë/KV, por për shkak të frigoriferëve ku tregtojnë jo vetëm produktet e tyre, por edhe produkte të bulmetit po faturohen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me 14 lekë/kV çka ka rritur ndjeshëm kostot e prodhimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.