OPINION

Diplomat e Luarasit, një pasaportë e fortë punësimi

07:40 - 04.07.18 Dorina Gjipali
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbarimi i maturës për gjimnazistët përkon edhe me zgjedhjen e universitetit ku do të kryejnë studimet e larta. Një zgjedhje kjo, jo e lehtë, duke menduar moshën e re të gjimnazistëve dhe informacionin e pamjaftueshëm që shpesh herë kanë në dispozicion. Pyetjet që shoqërojnë këta të rinj gjatë zgjedhjes së universitetit janë të shumta: Të studioj në Shqipëri apo të studioj jashtë Shqipërisë? Të zgjedh një universitet publik apo një universitet privat? Të ndjek këshillën e prindërve apo këshillën e miqve e shokëve tashmë të diplomuar? Të zgjedh profesionin e ëndërruar, traditën familjare apo profesionin që i përshtatet tregut të punës? A do të më japë diploma akses në tregun e punës pas përfundimit të studimeve?




Këto janë vetëm disa nga pyetjet që bashkojnë sot mijëra gjimnazistë, të cilët po vlerësojnë me kujdes programet e studimit që ofrojnë institucionet e arsimit të lartë, në mënyrë që të arrijnë të marrin vendimin e duhur.

Do të ishte i mjaftueshëm emri dhe tradita 15 vjeçare e Universitetit “Luarasi” që ai të ishte zgjedhja e qindra maturantëve për të vazhduar studimet. Por krahas kësaj, që në krijimin e tij Universiteti “Luarasi” , përtej misionit që ka çdo institucion i arsimit të lartë për të përcjellë dije dhe formim cilësor, mori përsipër përgjegjësinë të ishte qendër profesionalizmi, të nxirrte profesionistë që të mund t’i përgjigjeshin sfidave dhe kërkesave të tregut të punës.

Ky institucion, vit pas viti është kujdesur dhe kujdeset që të diplomuarit e tij të mos marrin vetëm një diplomë, por gjatë viteve të studimit, të fitojnë aftësitë, ekspertizën dhe kompetencat e duhura për tregun e punës.

Luarasi, është shembulli më i mirë ku universiteti krijon lidhje direkte midis studentit dhe biznesit, gjatë dhe pas mbarimit të studimeve universitare. Fakt për t’u përmendur është punësimi i shumë prej studentëve të diplomuar në Universitetin “Luarasi” në një nga Grupet investitore më të rëndësishëm në Shqipëri, Hysenbelliu Group. Për më tepër, praktikat mësimore, trajnimet, intershipet marrëveshjet e shumta të bashkëpunimit kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe programet dhe projektet e “Luarasit” janë të gjitha në funksion të aftësimit të studentit dhe krijimit të profesionistëve ende pa përfunduar studimet universitare. Ky institucion beson fort se vetëm bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe konkret midis universitetit dhe biznesit mund të ofrojë kapitalin njerëzor më të mirë për tregun e punës.

Për çdo punëdhënës diploma e marrë në një institucion prestigjoz është parakusht për një intervistë pune, por i diplomuari duhet, mbi të gjitha, të jetë i përgatitur që me njohuritë dhe kompetencat e fituara gjatë shkollimit, të arrijë të përmbushë synimet e punëdhënësit. Sfida me të cilën përballën sot institucionet e arsimit të lartë është ofrimi i një produkti (diplome) sa më konkurruese në dije dhe aftësi për tregun e punës. Kjo, sepse tregu i punës vlerëson më të aftin dhe Diploma e “Luarasit” është treguesi më i mirë për këtë. Shumica e të diplomuarve të “Luarasit” gjejnë punë menjëherë pas përfundimit të studimeve. Ata ushtrojnë profesionet e tyre me shumë kompetencë kudo ku punojnë, në institucione publike e private. Kjo mendoj se është arritja më e rëndësishme për një universitet. Arritje tjetër e rëndësishme e Luarasit është numri i madh i studentëve që kanë vijuar studimet e ciklit të dytë në universitet më të mira perëndimore duke ndërkombëtarizuar më së miri Diplomën e “Luarasit”.

Nuk duhet domosdoshmërisht të studiosh jashtë që të punësohesh dhe të paguhesh mirë. Të tre fakultetet e “Luarasit”, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ofrojnë programet e studimit më të kërkuara sot në tregun global dhe padyshim profesionet që kërkohen dhe paguhen më shumë.

Të zgjedhësh universitetin do të thotë të fillosh të ndërtosh të ardhmen tënde: për këtë arsye zgjedhja duhet të jetë e mirë menduar. Duhet zgjedhur me patjetër programi i studimit i preferuar, por duhet menduar dhe perspektiva e punësimit që na ofron ky program. Të zgjedhësh Diplomën e “Luarasit” sot, do të thotë të zgjedhësh pasaportën që do të paraqesësh në tregun e punës nesër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.