OPINION

Jeni një hap larg vdekjes… E ndjejmë pafuqinë, sa të vegjël jemi

14:17 - 04.07.18 Ilir Hoxholli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tërmeti është e vetmja dukuri të cilën shkencëtaret nuk e parashikojnë dot. Përveç faktit që pllakat lëvizin dhe i shërbejnë stabilizimit të Tokës ka dhe frikë e panik. Ajo që dua të ndaj me ju miq është pamundësia jone për të reaguar, në ato momente ne kuptojmë sa të vegjël jemi.




Sa e pasigurte është jeta, atëherë kur mendon se ke realizuar shumë gjera në jetë, një çast mund të të rrezoje gjithçka. Çast që edhe ateisti thotë “O Zot”, por a na bën tërmeti njerëz më të mirë?

Në fakt duket se qëllimi i tij është të shkund njerëzit më shumë se sa Tokën. Të shkund pangopësinë e të pasurve që varfërojnë të varfrit. T’i shkund se atë që kanë fituar do ta lënë ne këtë botë dhe asgjë nuk do ta marrin me vete.

Nëse do t’ju pyesnin në ata çaste të lëkundjeve çfarë do të jepnit që mos t’ju gjente gjë, ju dhe fëmijët tuaj, do të jepnit gjithçka, e pra këto janë çastet dhe mundësitë për t’u bërë më të mirë.

Por a reflektojmë ne, pasi toka qetësohet nga dridhjet? Apo pasi kalon fillojmë të shfaqim “trimërinë” duke bërë humor në rrjete sociale? A jeni po aq të sigurt ne çastet kur Toka dridhet, kur orenditë e shtëpisë, zyrës, punës ku punoni ju dridhen dhe rrëzohen?

Jeni një hap larg vdekjes, e ndjejmë pafuqinë, sa të vegjël jemi. Duket sikur na u dha dhe një shans, po po një shans, mbase për të ndryshuar, e këtë e kuptojnë të zotët e mendjes.

Ndjeva frikë, e kuptova se nuk isha gati të dilja para Zotit, kërkova kohë, kërkova falje, u pendova por sa vlejti?

Pjesa e falur dhe e mbetur nga jeta do të jetë vërtetuese e asaj që thashë në ato momente. Sa tërmete kane shkatërruar qytete, sa njerëz nuk e kane patur shansin të jenë përsëri në jetë, ndaj pas atij tmerri nuk di të them tjetër vetëm se; FALEMINDERIT ZOT!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po ta njohin zotin, politikanet tane nuk do te vidhnin asnjihere dhe do te punonin per popullin e vet.po ai do tu dredh leqet dhe do to tedhe nje site, shpresoj te kete Jo e larger.

    Përgjigju ↓