Kryesore

Punësimi, Rama: Ndoshta do të talleni, por…

12:36 - 06.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe këtë të premte, kryeministri Edi Rama ka tundur me forcë “kartën e punësimit”. Në një takim me krerët e Drejtorive Rajonale të Punësimit, Rama tha se këtë 6 mujor janë punësuar përmes zyrave të punës 14 500 persona dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.




Sipas tij muaji Qershor është muaji më pozitiv dhe janë punësuar 3,590 persona.

“Vetëm përmes zyrave të punë 14 500 janë punësuar këto 6 muaj. Qershori është muaji më pozitiv që nga koha kur kemi filluar me metodologjinë e zyrave të punës. Të gjitha zyrat kanë tejkaluar parashikimet që do të thotë se potenciali në terren është i madh dhe puna juaj është serioze dhe meriton të vlerësohet. Asnjë nga ju nuk do të largohet nga puna, pasi keni arritur objektivat dhe meriton të vlerësoheni”, tha kryeministri.

Rama nuk nguroi të përgëzonte dhe disa nga zyrat e punësimit që kanë arritur objektivat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.