EKONOMI

Lojërat e fatit përplasin Braçen me Ahmetajn, deputeti: Të ikin nga lagjet deri në fund të vitit

11:00 - 07.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni parlamentar i Ekonomisë është shoqëruar këtë të premte nga debate, ndonëse opozita nuk ka qenë e pranishme. Deputeti Erion Braçe dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj debatuan për çështjen e pikave të lojërave të fatit.




Sipas Braçes, ato duhet të largohen nga lagjet dhe afati është deri në fund të muajit dhjetor. “E kam shumë të vështirë të dëgjoj akuza të rreme nga kjo ana që mungon.

Në fund të këtij viti përfundon afati për mbylljen e lojërave të fatit. Po mirë mo, jam i lumtur që keni për këtë vullnet, por duhen marrë masat që ky aksion të mbyllet në dhjetor 2018, që në 1 janar 2019, lojërat e fatit të zhduken nga çdo fund pallati, bodrum pallati, e të shkojnë aty ku e kanë vendin”-tha Braçe në komision. Ministri i Financave ka deklaruar se ky vendim nuk shtyhet. “Nuk shtyhet… Po mo po, kryetar”-tha Ahmetaj.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po brace, ketu me te drejte, a to Jo nga pallatet por duhet te ndalohen me ligj, shkateruan familjet dhe ekonomine e tyre, po ky sypordha ahmetaj nuk do se prish interest.

    Përgjigju ↓