Show-Bizz

Nga pushimet te modelingu, rrëfehet Alesia Bami: Pafund e dashuruar, ja kush është mashkulli ideal

15:14 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Atë e shohim çdo mbrëmje në një nga emisionet investigative në tv Klan, ku shfaqet ndërsa kërcen nën tingujt e këngëve të fundit nën rolin e velinës. Alesia Bami në një intervistë për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare” ka folur për projektet që e presin këtë shtator dhe planet për pushime. Gjithashtu, bukuroshja na ka rrëfyer edhe reagimet ndaj akuzave për fotoshop që i kanë bërë në Instagram ndjekësit e saj. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.




Ku do t’i kaloni pushimet këtë verë?
S’e kam menduar ende, por sigurisht brenda dhe jashtë vendit tonë.
Keni ndonjë projekt të fundit pas pjesëmarrjes si velinë te “Stopi”?
Tashmë është periudhë pushimesh, më pas do të flas për projektet në vazhdim.
Sa e vështirë është të jesh një modele?
Po është e vështirë, por dhe shumë e bukur.
Për sa kohë mendoni se do të vazhdoni hobin tuaj? Si e sheh veten Alesia në të ardhmen?
Do e vazhdoj derisa të kem mundësi dhe për disa vite.


Kush është suportuesja më e madhe e juaja në këtë pasion që keni zgjedhur? Si nisi ky pasion?
Familja ime. Nisi që në moshën 12 vjeç ku fillova të bëja disa foto profesionale, më pas sfilata, reklama etj…
Jeni një nga velinat bukuroshe të emisionit ‘Stop” në Klan tv. Cili është ‘incidenti’ që mbani mend të keni kaluar gjatë provave që keni bërë?
Ende asnjë incident dhe uroj ta mbyll këtë sezon kështu.


A është e dashuruar Alesia?
Pafund e dashuruar me veten. (qesh)
Si një vajzë bukuroshe që jeni, me siguri keni marrë propozime të ndryshme nga ndjekësit tuaj. Cili ka qenë më interesanti që se kishit imagjinuar ndonjëherë?
Nuk është se i imagjinoj shumë propozimet që mund të më bëjnë. Realisht janë të shumta dhe nuk mund të specifikoj ndonjë.


Ku e sheh veten Alesia pas 5 vitesh?
Po jetoj të tashmen shumë. Të ardhmen e kam lënë te rrjedhë vetë.
A keni një person nga i cili frymëzoheni çdo dite e do të donit të ndiqnit hapat e tij/saj?
Nuk frymëzohem nga askush. Më pëlqen të jem vetvetja dhe t’i realizoj gjërat siç di unë.
Do të vijoni sërish me kërcimin apo është vetëm një fazë që ndërmorët tek “Stopi”?
Unë përveçse modele mbi të gjitha jam balerinë, dhe sigurisht që do ta vazhdoj.


Cili është mashkulli ideal për Alesian?
Babai im.
Ju kanë akuzuar shpesh për fotoshop, si reagoni ndaj akuzave që ju kanë bërë? A janë të vërteta?
Nuk më bën përshtypje fare. Është normale dhe janë të mirëpritura ashtu siç ka komente pozitive ka edhe negative. Por përgjigjen e marrin çdo natë duke më parë tek “Stop”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.