Një automjet u përfshi nga flakët teksa ishte në ecje, ndërsa fatmirësisht dy personat që udhëtonin në të shpëtuan pa dëmtime, pasi braktisën në kohë makinën.
Ngjarja ndodhi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përbri serave në fshatin Mashkullorë. Një “Mercedez-Benz” me targa AA346JT me drejtues H.Çela nga Tepelena mori flakë.
Në makinë po udhëtonin 2 persona të cilët kanë shpëtuar nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa efektivët e policisë nisën hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale, si pasojë e një defekti të mundshëm teknik të automjetit.
Shfaq Komentet (0)