Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është ende shumë i vlefshëm për skuadrën nga Bergamo. Etrit Berisha ka pasur një tjetër sezon të mrekullueshëm në Serie A me Atalantan, që me pritjet e tij ka ndihmuar ekipin të kualifikohet në Ligën e Evropës për të dytin vit rresht.
Duke parë paraqitet tij, skuadra franceze Lille ka bërë një ofertë për blerjen e futbollistin e kombëtares shqiptare.
Mirëpo sipas medieve në Itali, Atalanta e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë dhe çmimi i vetëm për të cilin ata do të futen në negociata për shitjen e 29-vjeçarit, do të jetë 7 milionë euro. Kujtojmë që përveç Atalantas, Berisha në Serie A ka luajtur edhe me skuadrën e Lazios.
Shfaq Komentet (0)