KULTURË

Elma Doresi: Miu që nuk e pashë kurrë

15:00 - 24.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Unë minjtë i kam frikë, ose më saktë kur i shoh (nëpër kazanë plehrash në përgjithësi) më krijojnë një pështirje, një dridhje trupi, më përzihet në të njëjtën kohë, mund të them pa frikë së pasi unë mund të jem “takuar” me miun nuk e marr veten për disa orë. Merre me mend pastaj nëse do të ndeshesha me të e më pas të më duhej të krijoja.
Po krimbin? Apapapapapapa. Njëherë në një hotel të një qyteti në Shqipëri, ishim për festival teatri. Një natë fjeta e të nesërmen ndërrova hotel. Nuk kishim lek, as pordhë e thënë popullorçe, ishim studentë mbi të gjitha. Dhe lekët që kisha marrë me vete më shërbyen për ilaçet dhe qetësuesit që m’u deshën në spital të këtij qytetit për atë çfarë shkaktoj ky krimb tek unë. Merreni më mend përsëri nëse do isha në proces krijimi ë të dija apo të ndjeja prezencën e këtij krimbit pranë.
Do thoni ju po ç ‘t’u tek dhe ty o Elma të na flasësh për minj e krimba sot që mund të flasësh për temën e pushimeve?!




Sepse nuk mund ta kapërdij dot shpifjen!
Lidhur me temën më të përfolur, me temën që ju ka tërhequr ose ju ka mërzitur tërë këto muaj: Teatri Kombëtar dhe fati i tij!
Të flasësh për godinën e tij dhe për kushtet që ai ofron natyrisht janë specialistët e kësaj fushe, ndërsa ne dimë të themi vetëm: është ftohtë, është vapë, ka lagështirë. Kaq! Ah di dhe që pasi je shkatërruar disa net deri në të gdhirë për të realizuar atë ndriçim, ditën e tretë ose javën e dytë të shfaqjes shikon se si fillon “disko” live dhe dëgjon shprehjen: “Ra ura”! Por kjo nuk ka lidhje me godinën, por mesa di unë të mikseri a ku ta di unë fiks që është porositur dhe dikur do të vijë.

Gjithsesi kaq di unë. Por netëve në Teatër dhe ditëve aty, për 3 vite, nuk u takova kurrë me këtë Miun apo Krimbin. Nëse unë do ta dija që aty ka minj apo krimba, vëmendja ime do ishte: Ku është? Mos po vjen? Syri im do kontrollonte për ta e jo në skenë, vëmendja ime nuk do ishte tek aktorët, por tek krimbat e minjtë. Kam guxim në vepra dhe në përzgjedhje aktorësh, aty jam super guximtare, kam besim tek “Elma” por nëse vjen puna tek minjtë e krimbat jam një fëmijë 5 vjeç, jua sigurojë!
U zgjata disi për “Plakun tim të bukur Teatër”, sepse nuk munda dot t’i kapërdija këto gjëra apo tema bisedash, të cilat mundohen ta baltosin emrin e Teatrit.
Ah, nëse minjtë apo krimbat janë në simbol, është tjetër gjë.

PS: Unë nuk jam as Teatri, as Koloseu që krijoj artin, as artiste, as talenti. Jam thjesht Elma që për aq kohë sa punova në Teatër, takova lagështirën, të ftohtin, por dhe magjinë e tij që mbas 1 jave më bënte t’i harroja të gjitha e të thosha: Atëherë kur është shfaqja e radhës?!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.