KULTURË

“Shembja e Teatrit Kombëtar të viteve ’30 është sakrilegj”

18:00 - 26.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Patrizio Ranieri Ciu është regjisor e autor italo-shqiptar, drejtor artistik i kompanisë teatrore Fabbrica Vojtyla, me seli në Kazerta, Itali. Këtë të martë, ishte në Tiranë në protestën për mbrojtjen e teatrit bashkë me artistët italianë të “Compagnia della Città & Fabbrica Vojtyla” ai u bashkua kështu me shqiptarët që kërkojnë reflektim mbi rrezikun e zhdukjes së historisë dhe kujtesës, në një kryeqytet që ka prirjen të mos ruajë më asnjë dëshmi të rrugëtimit të tij kulturor. Thirrjes së zjarrtë të atyre që përpiqen të bindin Presidentin e Republikës, Ilir Meta, që ka vetëm një javë kohë për hedhur poshtë ligjin, artistët e “Fabbrica Vojtyla” i përgjigjen me një ndërhyrje me tinguj e fjalë, para Teatrit Kombëtar në Tiranë, të nxjerra nga “Monodialogjet” e autorit dhe regjisorit italo-shqiptar, Patrizio Ranieri Ciu, që historikisht ka dhënë ndihmesë për procesin e rilindjes së identitetit intelektual shqiptar.




Në fjalën e mbajtur para protestuesve që prej më shumë se 40 ditësh ruajnë teatrin, Ranieri pyeti: “Përse një ditar i Kalifatit Omayyadi vlen sot 5 milionë euro? Sepse u shtyp në Damask në vitin 723 pas Krishtit dhe kështu hyri në Histori me H të madhe. Gjithçka që ka karakter unik dhe që simbolizon përmbajtje e personazhe që kanë lënë gjurmë, në një mënyrë ose një tjetër, në historinë e një vendi, fiton një vlerë të pamatë, jo vetëm për atë vend, por për të gjithë njerëzimin, i cili ka të drejtën dhe detyrën të njohë origjinën e atij vendi, për të kuptuar mënyrën se si do të jetë ai në të ardhmen”.
Patrizio Ranieri tha se “tani, të fshish me një goditje të vetme, një ndërtesë që ka parë ato që Teatri Kombëtar i Shqipërisë, ka ditur dhe ka mundur të verë në skenë, është një sakrilegj! Duhet të bëhemi të vetëdijshëm se, sado të na duket paradoks, dërrasat e skenës janë ‘të gjalla’, njësoj si varret e familjarëve. Dhe këtë e them i frymëzuar nga një faqe e mrekullueshme e Kadaresë me këtë temë”. Ai shtoi se të nderosh atë që ka kaluar, të kujton nga vjen dhe të sqaron se ku mund të shkosh.

“E pra, ky është një teatër, me ose pa aktorë. E kupton sapo hyn brenda. Përfshihesh nga një atmosferë, që asnjë pallat kongresesh në botë nuk mund të të bëjë ta ndjesh. E nëse vendos duart në dërrasat që formojnë skenën, ndjen një energji që të flet për origjinën, për intelektin e shumë shqiptarëve që e kanë jetuar, ndërsa rrezaton një forcë, aty, të gatshme për të ndihmuar djemtë e rinj, të talentuar e intelektualë, që do ta jetojnë” thekson Ranieri Ciu. Për të, mirë se të vijnë teatrot e rinj, të përfshirë në projekte perfekte, futuriste dhe të avangardës, por është e pakuptueshme si dhe pse, kjo duhet të ndodhë duke zhdukur një ndërtesë që i ka takuar jo vendit, jo banaliteteve të përditshme, por mendimeve të mëdha universale. “Është njësoj sikur në Romë të vendosej të shembej Koloseu, për të bërë një stadium ultramodern. Nuk mund të thuash se Teatri Kombëtar nuk është as Koloseu, as Teatri La Skala. As politikanët shqiptarë nuk janë John apo Robert Kennedy. Madje, po të flasim për shqiptarë të famshëm, kushedi çfarë do të thoshte sot Fan Noli? Eh, duke ia njohur mençurinë dhe gjykimin, nuk e di pse, por e para pyetje që besoj se do t’i bënte, atij që ngul këmbë tek nevoja për këtë shembje absurde, është: përse nuk mund të bashkëjetojnë të dyja?”, pyet regjisori e autori italian. Pastaj, para të pranishmëve, ai do të shtonte… “a nuk do të ishte më mirë, që këtë megaprojekt ta bënim më tutje, atje ku është një lloj ndërtese ‘përkujtimore’? Dhe atij që do t’ia kthente se edhe ajo është histori, me siguri do t’i përgjigjej se kur ajo histori ka rezultuar në fund kaq negative, kjo tjetra, fundja nuk është aq e keqe sa për ta zhdukur”.

Kështu, simbolet e Napolit, rajonit të Kampanias dhe Italisë zbarkuan në Tiranë me Pulcinella-n, si përfaqësuese të Commedia dell’Arte, fillesa e teatrit, aktori i zi, si zëdhënës i avangardave të reja dhe zëri i Jugut, me këngët tradicionale dhe pjesët moderne të papublikuara, të gjithë gati për të shprehur një sekuencë kujtese të artit në kohë, një shkrirje mes së shkuarës dhe të tashmes, si metaforë e Teatrit Kombëtar, që është dhe duhet të jetë sipas tyre gjithmonë zemra e muzikës, dansit dhe teatrit shqiptar.

FORUMI
Një përfaqësi e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore u takua dje me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Mario Mariani, drejtues i Departamentit të Bashkëpunimit, për të diskutuar mbi çështjen e Teatrit Kombëtar. Vetë Forumi informon se Gjergj Bojaxhi dhe Afrim Krasniqi shprehën qëndrimin e Forumit për ruajtjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar si dhe kërkuan angazhimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian për të siguruar transparencë mbi veprimet ligjore në këtë drejtim.
Sipas faqes së Forumit, Kryediplomatja e Bashkimit Evropian në Tiranë falënderoi Forumin për kontributin e dhënë për këtë çështje si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë në përgjithësi. Gjatë takimit u garantua se çështja e teatrit, për sa i përket procedurave ligjore të ndjekura në respektim të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, po ndiqet me mjaft vëmendje nga Brukseli. Ka një komunikim me autoritet shqiptare dhe do të mbahet qëndrimi i duhur zyrtar në ditët në vijim.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ska me qarte e me drejt per nu ”Ata qe nuke dini te flasine e te shkruaniqe
    Pose??? pra min.brendshme rrine bunkeri ?? Ata- P.s. thote per te demaskuare diktaturen. ????
    Jo ,rri ne qender te Tiranes per te terguar se koministet Jane ne Kaye.

    Po.po,
    Shembja e teatrit kombetare eshte Sacrilege.
    Gjithshka e Venter ne tirane eshte Shelburne,rrfafshuar.
    Tamo nje emigrant. vjeter intelektual e patriot I njohur??
    Pose nuke po aktivizohesh ??Mos me Pete, me lend ne
    Qetsin e botes time.Nuke e ngacmove se dikur kemi punare bashke?
    E pyes nje T’ aferm,te tij I cili
    me thote eshte shum I thugs hanger nga jeta
    Qe po kalon pase viteve 90″jo vetem nga sisstemi,por showers
    Afrrsia,qendrimet qe Mbahen.Jo se ka simpati per. Monizmin,por I

    ! dicka me rend familiar-

    Shoqerore,nje mosperfillje ??lidhure me traditat e
    Mira artistiku,kulturore,
    Historike,,etnokulturore,gjthshka thote po rrafshohet,
    aqe me keq
    droposet,shteti ndimoj greqkn me 100 000 E.shume
    mire barium
    Por dhe nje Atedhetare ndihmoj.damkorde’
    Po pse nuke ndihmojn edh per kullat e rrzuera,
    100 vjecare e djegure dh?e p
    shkatrure Na turqite,e djegure nga serbomalazeset,
    herren e trete e
    djegure nga nazistet .
    Shteti heshte per kto trashgimni,shoqeria bene sikur nuke
    shef e degjon asgje???
    Qendrime nenvleftsuse demtojn jo vetem familjen,shoqerin
    dhe shtetin app Kombine.

    Përgjigju ↓