Kosova

Korrigjimi i kufijve, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Të respektohet kushtetuta e Kosovës

19:31 - 06.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.




Në reagimin e tyre, thuhet se po ndjekë me vëmendje deklaratat e fundit për ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i “korrigjimit të kufijve”, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në oponionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptarë.

Ndërkohë ata bëjnë thirrje që dialogu të zhvillohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës, ndërsa nuk do të lejohen abuzimet apo ndikimet e jashte për të sabotuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Reagimi i plotë

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i ‘korrigjimit të kufijve’, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në oponionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptarë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet në vazhdimësi, zyrtare dhe publike të qeverive të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përjashtuar opsionin e korrigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtarë.

Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të  partnerëve strategjik SHBA dhe BE.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu, institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me përgjegjësi këtë proces i cili është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajonin tonë.

Përmbushja me sukses sfidave të brendshme që lidhet me zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e mirëqenies në Kosovë, është detyrë lidershipi politik dhe detyrim i patjetërsueshëm ndaj qytetarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës”, thuhet në reagimin zyrtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.