Kronikë

Vrasje apo vetëvrasje? Arrestohet polici në Durrës. Të afërmit e gruas: Çifti po grindej, kur hymë në banesë…

10:30 - 07.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gruaja e një  efektivi policie në  Durrës është gjetur e vdekur në banesën e saj. Ngjarja ku humbi jetën Merita Hajdari ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen nr.7 të qytetit bregdetar. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se dyshohet që 47-vjeçarja të jetë vetëvrarë me armë zjarri. Ndërkohë që blutë nuk përjashtojnë as pistën e vrasjes. Sipas hetuesve të çështjes, nëna e dy djemve të rritur (njëri prej tyre i martuar) ka humbur jetën nga një plumb në kokë. Nga ana tjetër, të afërm të familjes Hajdari (me origjinë nga Ishmi) thanë se çifti po grindej dhe se kur kanë hyrë në banesë, Meritën e kanë gjetur të vdekur.




NGJARJA

Burime për “Gazeta Shqiptare” pohuan se rreth orës 13:20 të ditës së djeshme, në sallën operative, ngjarja u njoftua si një krim brenda familjes. Menjëherë drejt vilës trekatëshe ku banonte e ndjera u nis grupi hetimor, në përbërje të të cilit janë një inspektor i krimeve të rënda si edhe prokurori i gatshëm, i cili do të kryejë ekspertizën e vendit të ngjarjes duke ndërtuar ngjarjen sipas dëshmive. Ndër-kaq, në komisariatin e Durrësit janë marrë në pyetje familjarët e 47-vjeçares si edhe bashkëshorti, Sherif Hajdari, punonjës policie në portin e Durrësit. “Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetasja M.H. 47 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Mësohet se në vilën trekatëshe banonin dy familje, polici bashkë me të vëllanë, për të cilët fqinjët thanë se kishin marrëdhënie shumë të mira mes tyre. Në momentin e ngjarjes, në banesën e efektivit të policisë ka pasur edhe persona të tjerë.

HETIMET

Pas ngjarjes së rëndë, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me rrethanat në të cilat humbi jetën Merita Hajdari. Sipas burimeve nga grupi hetimor, të afërmit e viktimës kanë deklaruar se çifti Sherif dhe Merita Hajdari kanë debatuar me njëri-tjetrin për disa minuta. Gjatë marrjes në pyetje, ata dëshmuan se kishin dëgjuar nga jashtë banese sherrin mes çiftit ndërsa janë shprehur se kur hynë në banesë, panë gruan të vrarë me armë zjarri. “Dëgjuam që çifti po zihej dhe po bërtisnin, por nuk ishim brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në banesë, Merita ishte pa shenja jeta. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”, mësohet të jenë shprehur të afërmit e 47-vjeçares. Menjëherë pas ngjarjes, efektivi i policisë, Sherif Hajdari u thirr në komisariat, ku u mor në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë që ai është arrestuar me akuzen e “shkaktimit te vetevrasjes”.

Nisur nga këqyrja e vendit të ngjarjes, por edhe dëshmive të dhëna, policia dyshon se nëna e dy fëmijëve është vetëvrarë me armën e shërbimit të të shoqit me një plumb në kokë. Do të jetë aktekspertiza që do të hedhë dritë mbi këtë ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.