Horoskopi

Çfarë kemi qenë secili prej nesh në një jetë të kaluar sipas horoskopit

08:42 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse besoni në kozmos atëherë shanset janë që gjithashtu besoni në rimishërimin. Nëse nuk e keni ditur, shenja juaj e horoskopit mund të ndihmojë në përcaktimin e asaj se çfarë keni qenë ju në një jetë të kaluar.




Dashi: Ju jeni një poet

Me Peshqit në shtëpinë tuaj të 12-të, shanset janë që ishit thellësisht shpirtëror, poetik dhe enigmatik. Ju gjithashtu keni qenë shumë të mëshirshëm dhe të dobishëm për të tjerët.

Demi: Ju jeni një luftëtar

Me shenjën e Dashit në shtëpinë tuaj të 12-të, ju me siguri keni qenë agresivë, dominues dhe nuk keni pasur frikë nga asnjë gjë. Ju luftuat për atë që besuat, pa marrë parasysh pasojat.

Binjakët: Ju jeni një pronar i mençur i një biznesi (biznesmen)

Me shenjën e Demit në shtëpinë tuaj të 12-të shanset janë që keni qenë materialist dhe i konsumonit lehtësisht kënaqësitë e jetës. Ju keni qenë një krijesë e rehatisë.

Gaforrja: Ju jeni një shkrimtar

Me Binjakët në shtëpinë tuaj të 12-të, ndoshta keni qenë një intelektual i mprehtë, i zhdërvjelltë dhe i shkëlqyer.

Luani: Ju jeni një mami

Me shenjën e Gaforres në shtëpinë tuaj të 12-të, ti ke qenë i edukuar, sentimental dhe me kujdesin e një nëne. Frika juaj e braktisjes ju frymëzoi të kujdeseni për ata që janë përreth jush.

Virgjëresha: Ju jeni një anëtar i familjes mbretërore

Me Luanin karizmatik në shtëpinë tuaj të 12-të, shanset janë që të keni qenë një egoist i fuqishëm dhe dëshironit të ishit në qendër të vëmendjes. Njerëzit ju kanë admiruar pafundësisht.

Peshorja: Ju jeni një mjek

Me Virgjëreshën në shtëpinë tuaj të 12-të keni qenë shumë të përfshirë në shërimin e të tjerëve dhe në mjekësinë natyrore. Ju gjithashtu bëtë sakrifica për njerëzit që kanë qenë përreth jush në këtë proces.

Akrepi: Ju jeni një artist

Me Peshoren Venusiane në shtëpinë tuaj të 12-të ju ishit sensual, diplomatik dhe shumë krijues. Ju dëshironit që mjedisi juaj të ishte estetikisht i këndshëm.

Shigjetari: Ju jeni një shkencëtar

Me Akrepin obsesiv në shtëpinë tuaj të 12-të, ju ishit intesivë, misteriozë dhe shumë analitikë. Ju nuk i besuat askujt, përveç tyre që kanë pasur prova të plota dhe legjitime.

Bricjapi: Ju jeni një udhëtar

Me Shigjetarin e kësaj bote në shtëpinë tuaj të 12-të, ju ishit shumë filozofik, liridashës dhe aventureskë. Ashtu si një shpirt vërtet i lirë, kurrë nuk keni bërë marrëveshje.

Ujori: Ju jeni një politikan

Me Bricjapin e pamëshirshëm në shtëpinë tuaj të 12-të, ju ishit shumë ambicioz, i vendosur dhe i mirënjohur. Pasi ju vendosni për diçka nuk ka më kthim prapa.

Peshqit: Ju jeni një rebel

Me Ujorin e çuditshëm në shtëpinë tuaj të 12-të, ju ishit jashtëzakonisht të logjikshëm dhe jo-koncencional. Personaliteti juaj i veçantë dallohej edhe në turmë dhe si ju nuk kishte asnjë tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.