Intervista

Xhensila Seferi: Më pëlqen të guxoj përpara aparatit, nuk mjafton të jesh vetëm e bukur

13:54 - 24.08.18 Egla Xhemali
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali-Bukuria nuk ështëgjithçka kur mungon inteligjenca. Xhensila Seferi në një rrëfim për suplementin “Summer Pages” të “Gazeta shqiptare” ka ndarë me ne pasionin e saj për modelingun dhe fotot, sekretin e të qenit gjithmonë në formë, si dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt për publikun.




Bukuroshja thotë se në Shqipëri modelingu nuk ka të ardhme. Megjithatë ajo nuk ndihet keq për këtë fakt pasi thekson pjesën e formimit që ka në jurisprudencë. Për të janë shumë të shenjta fotot dhe pohon se i pëlqen të guxojë para aparatit. Sipas saj eleganca duhet të jetë qëllimi i çdo femre që do të jetë gjithmonë në formë. Kështu duhet të dish si të ushqehesh që eleganca të mos dhunohet nga ngrënia e tepërt.

Vera për të ka qenë mjaft e bukur me pushimet brenda dhe jashtë vendit. Xhensila ndihet mirë kur i thonë je e bukur dhe inteligjente pasi për të këto koncepte e plotësojnë njëra tjetrën. Sa i përket projekteve më të fundit Seferi na tregon se shumë shpejt do ketë surpriza.

Si ka qenë kjo verë për Xhensilën? Ku pushove?
Kjo verë për mua ka qenë më se e bukur. Një pjesë të pushimeve e kam kaluar në bregdetin shqiptar dhe pjesën tjetër jashtë vendit. Mendoj se deti është vendi më relaksues për këdo dhe përveç kësaj mund të shijohet edhe duke bërë foto.

Sa mundësi ofron Shqipëria për tregun e modelingut?
Qëllimit tim drejt modelingut ia kam arritur. Besoj se kjo është pjesë e kënaqësisë dhe lumturisë sa i përket modelingut, sepse për mua ngelet një pasion dhe mendoj se në Shqipëri nuk ka të ardhme, dhe nuk mund ta konsiderosh punë. Unë kam mbaruar studimet për jurisprudencë. Mendoj se ky formim më ka rritur kulturën dhe kapacitetin në lidhje me shtetin. Modelingun kam dashur dhe dua ta përdor, jo si qëllim në vetvete, por si një rritje të personalitetit tim. Në qoftë se, do të mbetesha vetëm një topmodele mendimi i të tjerëve për mua do të ishte i kufizuar, vetëm në aspektin estetik. Aspekti estetik tashmë ekziston dhe unë dua ta rris më tej. Mendoj se një femër duhet të ketë stil dhe kulturë. Kulturën ta jep shkolla, stilin duhet ta krijosh vetë. Modelingu të jep mundësi të krijosh stilin tënd. Dhe ky është përkufizimi im sa i përket pjesëmarrjes në Shqipëri dhe modelingut.

Cila ka qenë vështirësia më e madhe që ke hasur përgjatë këtij rrugëtimi?
Nuk kam pasur vështirësi, sepse për mua ngelet thjesht një pasion dhe pjesëmarrja ime ka qenë kur unë e kam parë të arsyeshme dhe me të vërtet jam ndier mirë.

Më mirë photoshooting apo pasarela?
Unë lidhjen më të ngushtë e kam me photoshooting. Fotografia është një nga pasionet e mia. Fotografia ngelet një “përkëdhelje” për çdo femër. Më pëlqen të guxoj përpara aparatit dhe ndihem me të vërtet shumë mirë dhe femër.

Profesioni juaj krijon më shumë miq apo armiq?
Varet sipas rrethanave, por ka raste që persona me nivel jo të arrirë, nënvlerësojnë femrën dhe krijojnë agresivitet ndaj së bukurës. Ka raste që në shoqërinë tonë ndihet agresiviteti ndaj të bukurës, gjë që unë e kam ndjerë disa herë, por e përgjithshmja është që e bukura pëlqehet. Unë kam dashur dhe synoj që të qenit e bukur ta përdor për të fituar karizmin tim, për të qenë një femër me personalitet dhe me idetë e mia, që të pranohem normalisht nga shoqëria e sotme.

Cili është sekreti që je gjithë kohën në formë?
Që një femër modelingu të ruajë linjat, ndodhet përherë në dilemë, si të hajë dhe si të ushqehet. Eleganca është qëllim individual i një femre, si pjesë e bukurisë së saj, por unë mendoj se duhet të dish të ushqehesh, që eleganca të mos dhunohet nga ngrënia e tepërt. Por mendoj qe kujdesi duhet të qëndroj tek çdo femër jo vetëm si pjesë e modelingut, por dhe në vetvete.

Ndihesh më mirë kur të thonë je simpatike apo inteligjente?
Të dyja bashkë. Nuk mjafton të jesh vetëm e bukur. Për mua edhe nëse je dhe inteligjente do jesh e bukur. Bukuria nuk varet vetëm nga kushtet e jashtme, por edhe faktor të brendshëm.

xheni 5 xheni 4 xheni 3 xheni 1 xheni 2
<
>

A të pëlqen të rrezikosh?
Sigurisht, nëse nuk rrezikon atëherë është njësoj sikur të mbetesh në vend, por duhet hedhur hapi, pasi ke parë mirë terrenin përpara teje.

Sa romantike je?
Romantike atëherë kur duhet. Dhe kur unë ndjej se në atë moment kam nevojë për atë emocion.

Kush është pika jote e dobët?
Nëse ju them pikën e dobët, atëherë zëre se ju hap letrat. Thembra e Akilit mbetet e tillë.

A e synon tregun ndërkombëtar?
Synoj që të arrij objektivat e mi. Nëse do të jetë tregu kombëtar apo ndërkombëtar këtë do ta shoh. Por, sigurisht, dua maksimumin.

Ka Xhensila projekte në dorë? Nëse po kur do të vijnë për publikun?
Projekte kam, por nuk mund të zbuloj asgjë pasi do prishej surpriza për publikun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.