OPINION

“Trump-istët” në politikën shqiptare duhet të flasin!

14:57 - 25.08.18 Mero Baze
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tanimë është e qartë se pas lëvizjes së presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, për ndarje të Kosovës, qëndron një grup radikal i këshilltarëve dhe administratës së presidentit Trump, të cilët po marrin përsipër me papërgjegjshmëri, eksperimentin më të përgjakshëm në Ballkan, që në fakt i hap rrugën modelit të zgjerimit rus në Lindje, deri në Ballkan.




Sali Berisha dhe PD janë të vetmit që e sulmuan presidentin Thaçi për idenë e tij, dhe si zakonisht për shkak të steriotipeve që kanë në kokë, e konsideruan atë “plan të Sorosit”.

Tani është e qartë dhe e zbërthyer nga shtypi ndërkombëtar. Bëhet fjalë për një ndarje të fortë mes Europës dhe administratës së Trump, dhe se liderët problematikë të Ballkanit, po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë situatë për të qenë faktorë personanlisht në këtë vorbull, për arsye të tyre personale.

Pyetja interesante nuk është ajo që dikush ngre ndaj qeverisë, përse hesht për këtë situatë. Qeveria vazhdon të mbrojë politikën e mos ndryshimit të kufijve të Kosovës, ndërkohë që Edi Rama është identifikuar si kritik me presidentin Trump, qysh para zgjedhjes së tij.

Kosova ka qeverinë e saj dhe Presidentin e saj, dhe paternalizmi i Shqipërisë vetëm sa i bën dëm. Ajo për të cilën duhet të flasin udhëheqësit politikë pro Trumpit në Shqipëri, është të shprehen pro apo kundër planit të tij, dhe të mos merren me Hashim Thaçin, pasi halli i tij kuptohet që në mëngjes.

Ajo që po ndodh në Kosovë, është zhbërje e projektit Perëndimor për Kosovën, çka ishte dhe rreziku kryesor që kanë paralajmëruar, të gjithë ata që nuk e donin Trumpin për President nga shqiptarët.

Ai po e zhbën praktikisht. Nëse plani avancon, Trumpi do të hyjë në histori si Presidenti që varrosi ëndrrën shqiptare në Ballkan, duke e coptuar atë dhe duke hedhur poshtë investimin amerikan dhe europian për lirinë e saj.

Sali Berisha (Lulzimi) dhe Ilir Meta, si dy mbështetës zyrtarë të Trumpit, nuk kanë pse flasin për aktin e Thaçit, pasi për të do të vendosë Parlamenti i Kosovës Ata duhet të flasin se çfarë mendojnë tani për Trumpin dhe a e mbështesin politikën e tij të re për zhbërjen e Kosovës.

Ky është debati politik që duhet të bëjnë ata. Për dialogun në Kosovë do të vendosë Parlamenti dhe Hashim Thaçi nuk besoj se merr mandat për këtë “mandatë” që po i ofrohet Kosovës.

Por politika në Tiranë duhet ta ndajë mendjen nëse do të jetë në anën e politikës Perëndimore që vazhdon ta mbrojë Kosovën, apo në anën e disa aventurierëve të ekipit të presidentit Trump, që duan ta çojnë deri në fund bastin për pazaret me Rusinë në Ballkan.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Dihet qe urrejtja te verbon dhe si e tille te ben irracional dhe qesharak.Lehtesisht e kuptueshme dhe per fenomenin e qerosit Mero.Nuk mund ta lexosh ti primitiv politiken e USA-ve se ne kete rast nuk do ishte Ajo qe eshte.Bushi,Obama, Trampi e gjithe Presidentet i qendrojne besnik strategjise ne politikene jashteme,pra nuk eshte ceshtje personale.E gjithe veprimtaria e administrates dhe vete Presidentit eshte ne monitorim te vazhdushem te institucioneve kushtetuse,Kjo eshte Demokracia e jo autokratet bizantin te tipit Erdogan-Rama.Si nje femije grindavec ben thirrje opozites te mos shprehen per lidershipin shaiptar Por bash ne USA-t e Trump-in.Antikapi vazhdon kur shfajson heshtjen e Qeferrise. Kujtojme zellin feminor ne ato fillime bisedimesh me Vucic Mero _Edvin askush nuk te pengon te shkruash lloj, lloj brockullash si hyzmeqar i pagu i Ramadanit por mos kerko te marrish poza si Rama me Ronaldon.

    Përgjigju ↓