OPINION

“Babale di Bianku”!

12:18 - 29.08.18 Mero Baze
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur shqetësimin e saj për atë që ndodh në Gjykatën e Strasburgut me pronat. Së paku prej vitit 2014, përfaqësuesi i shtetit shqiptar në atë Gjykatë, Ledio Bianku, dhe një grup avokatësh që më parë kanë qenë në krye të Komisionit të Kthimit të Pronave në Tiranë, kanë krijuar një rrjet trafiku, duke u përpjekur të çertifikojnë në Strasburg, abuzimet që kanë bërë me kthimet apo mos kthimet e mundshme të pronave në Tiranë, d.m.th me katrahurën shqiptare të pronave.




Faktet janë publike dhe emrat e personave, nëse duhet të ndërmerret një hetim, janë konkretë. Fatura spekulative që ata po prodhojnë për shtetin shqiptar është falimentuese, dhe mbi të gjitha, e padrejtë, pasi nuk është diçka që vë në vend drejtësinë për pronat, por një përpjekje për të legjitimuar katrahurën e pronave të krijuar nga të njëjtët zyrtarë në Shqipëri, që tani janë atashuar në Strasburg.

I njëjti lobing, përmes njohjeve me gjyqtarin Bianku, ka bërë që gjyqin për pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë, të prishur me vendim qeverie dhe të dëmshpërblyer, ta kalojë për tre muaj në Strasburg, ndërkohë që mijëra dosje presin në radhë.

Nga ana tjetër, kjo dosje është gjykuar për një objekt, i cili nuk ka qenë objekt gjykimesh më parë në Tiranë, pasi këtu pallati është prishur si shpronësim publik, ndërsa çështja është gjykuar si prishje e paligjshme.

Ledio Bianku, i emëruar në atë post si baxhanak i Genc Pollos, është i vetmi problem moral për Gjykatën e Strasburgut.

Këtij problem i shtohet dhe banaliteti i regjistrimit të bisedës me një zyrtar të shtetit shqiptar, Denar Biba, i cili nuk e fsheh shqetësimin e qeverisë për situatën e krijuar me çështjen e pronave në Strasburg.

Nga aq bisedë e copëtuar sa ka dalë në publik, regjistruar nga Ledio Bianku në mënyrë vulgare, është e qartë që Denar Biba përcjell shqetësimin që ekziston realisht në qeverinë e Tiranës për këtë çështje.

Nuk ka ndonjë problem personal në kërkesën e tij. Biles më tej ai pretendon se ka dhe gjëra që mund ta zhbëjnë gjithë bisedën e montuar të Biankut.

Por të qëndrojmë tek ky vulgaritet që është bërë publik.

Sforcimi i opozitës për të bërë kauzë një gjest vulgar të një gjykatësi që përgjon kolegët me të cilët ulet në tavolinë, dhe që reflektojnë shqetësimet e shtetit të tyre, është dëshpëruese, pasi tregon se shpresa e fundit e saj ka mbetur të falimentojë qeveria me gjyqe në Strasburg, në pamundësi për ta rrëzuar me vota në Tiranë.

Ndërkohë që Ledio Biankut i ka mbaruar mandati dhe qeveria po dështon të emërojë një kandidat të ri të pranuar në Strasburg, kjo periudhë po mbushet me shërbimet e fundit politike të Biankut, për t’i lënë vend vetes për një karrige në selinë e SHQUP.

Mendoj që këtu si ka keq punët. Kunatit dhe vjehrrit të Lulit, i ka dhënë rreth 15 milionë dollarë. Selia e SHQUP në tërësi është e mbushur me njerëz të Genc Pollos, dhe do ndjehet si në shtëpi të baxhanakut të dikurshëm.

Dhe mbi të gjitha, ka të vetmen aftësi, që është shumë e zhvilluar në SHQUP së fundmi, audio-përgjimet. Për kaq ja vlen ky vulgaritet që ka bërë sot. Është një “Babale” me aksent Perëndimor: “Babale Di Bianku”!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Hahaha. Po Bianku ka fituar qendrimin ne Belgjike dhe pedagog gjithashtu. Nuk besoj se i rruhet te kthehet ne Shqiperi.

    Po pse nuk permendet ne kete artikull moskokecarja e shtetit shqiptar per ato 15 milione dollare? Perse shteti shqiptar nuk apeloi apo te kundershtonte sic duhet, apo mos ishte nje marreveshje qe ta paguante opoziten e te flinte rehat?

    Cili eshte kandidati qe qeveria ka propozuar 3 here rradhazi per te zevendesuar Biankun dhe 3 here rradhasi i ka ikur mendja se refuzohet nga Strasburgu? Perse kembengul qeveria te ky kanditat thua nuk ka te tjere? Baxhanaku i kujt eshte ai?

    Po beni artikull, te pakten thuajini te gjitha…

    Përgjigju ↓