Kronikë

FOTO/ Trafikonin drogë në Britani, arrestohen dy shqiptarë

17:42 - 29.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy tregtarë shqiptarë kokaine janë arrestuar pasi u gjetën duke shitur lëndë narkotike në qendër të qytetit të Mançesterit.




Shqiptarët e arrestuar janë Artan Merkaj, 30 vjeç dhe Berti Ruko, 29 vjeç, banues në Mançester.

Ata u burgosën nga gjykata e këtij qarku, pasi u deklaruan fajtor për furnizimin të drogës së kategorisë së parë.

Ruko, i cili gjithashtu u deklarua fajtor për posedimin e dokumenteve të rreme të identitetit, u arrestua më parë në korrik 2015 si pjesë e një hetimi për furnizimin e drogës në qendër të qytetit dhe i dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar, teksa kishte hyrë ilegalisht në vend.

Në kohën e arrestimit, telefoni i tij u konfiskua dhe hetimet e mëtejshme vërtetuan se numri i telefonit ishte përdorur si linjë droge.

Ai u kthye në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe disa kohë më vonë dhe vazhdoi ta përdorte sërish këtë telefon, duke marrë mesazhe të shumta nga konsumatorët që kërkonin që kokaina të shpërndahej në të gjithë qytetin.

Në orët e hershme të 14 shtatorit 2017, zyrtarët ekzekutuan një urdhër në një banesë të ndarë ku qëndronte Ruko dhe Merkaj. Policia e gjeti Rukon duke fjetur pranë katër prej telefonave të tij të drogës.

Kur oficerët hynë në dhomën e Merkajt, gjetën edhe katër telefona të tjerë në jastëk dhe dy në tavolinën e tij.

Policia gjithashtu gjeti mesazhe në telefon të klientëve.

Një mesazh lexohet: “Hej mund të bësh një gram Coco?”

Në bastisje, oficerët gjithashtu zbuluan një fletore që përdoret për të gjurmuar paratë dhe barnat e furnizuara. Shitjet e tyre ishin rreth 30 mijë paund çdo javë. Dje Ruko u dënua me pesë vjet e dy muaj burg dhe Merkaj me katër vjet e tre muaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.