Kronikë

Kosovari tenton të grabisë dy hungarezët në Milot, arrestohet nga policia

15:23 - 29.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 46-vjeçar nga Kosova është arrestua  ditën e sotme nga policia e Kurbinit pasi ka tentuar të vjedh dy shtetas hungarezë në Milot.




I arrestuari është identifikuar si Leonard Hasi banues në Mitrovicë, i cili në momentin ku dy të huajt G.B. dhe E.B,  kanë lënë makinën vetëm, 46-vjeçari është afrua dhe ka mundur të marrë vetëm një çantë.

Por, ai është ndaluar menjëherë nga policia së bashku me çantën e vjdhur.

Mbi Leonard Hasin rëndon akuza “Vjedhja” e mbetur në tentativë”

Njoftimi i policisë

Tenton të vjedhë 2 shtetas hungarez, kapet dhe arrestohet menjëherë nga policia

Sot, rreth orës 09:00, shtetasit G.B. dhe E.B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke u ulur nga makina për të blerë.

Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej.

Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Pas verifikimeve hetimore, autori i dyshuar, u identifikua me gjeneralitetet Leonard Hasi, 46 vjeç, banues në Mitrovicë – Kosovë.

Arrestimi u bë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë’ parashikuar nga neni 134-22 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.