Ishte ora 06:40 minuta kur një person i maskuar i vuri pistoletën në kokë. Një kambist është grabitur në lagjen numër 1 të qytetit të Cërrikut.
51-vjeçari A. Ngjela ka thënë në polici se në momentin që ka futur lekët në makinë, grabitësi i ka vënë psitoletën në kokë.
“Lekët se të vrava”, ka deklaruar në polici 51-vjeçari, që sipas tij grabitësi ëhstë larguar me vrap.
Po sipas dëshmisë që ka dhënë në polici, A. Ngjela ka thënë se kishte 14 milionë lekë në makinë dhe po shkonte në biznesin e tij në Elbasan.
Shfaq Komentet (0)