AKTUALITET

Kontrabanduan 300 shqiptarë, arrestohen 39 persona

18:40 - 29.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtatë grupe kriminale të cilat vepronin në disa shtetet, mes tyre edhe në Shqipëri, kanë kontrabanduar në Britani, SHBA dhe Kanada 300 shtetas shqiptarë.




Në pranga janë vënë 39 persona dhe 12 janë shpallur në kërkim nën akuzën e organizimit të kalimit të paligjshëm të kufirit. Mes të arrestuarve janë edhe 2 efektivë policië dhe 5 maqedonas.

Drejtori i Policisë Kriminale Eduart Merkal u shpreh se operacioni është organizuar në bashkëpunim me agjentët speciale amerikane. Sipas tij për të hyrë ilegalisht në Britani paguhej 7 mijë paund dhe 25 deri në 30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Në një deklaratë të përbashkët për Media, Policisë së Shtetit, SHÇBA, Prokuroria për Krimeve të Rënda dhe Partnerëve Amerikanë u dhanë detajet e pjesës së dytë të operacionit “One If By Land”  në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Shtatë grupe kriminale kuntrabanduan 300 shqiptarëNga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.

Shuma që i merrej çdo shqiptari-Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 – 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin iteneraret :

– Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar

– Shqipëri-Francë- Mbretëri e Bashkuar

– Shqipëri-Bullgari- Belgjikë – Republika Domenikane-SHBA/Kanada

– Shqipëri-Spanjë- Amerika Latine-SHBA/Kanada.

12 persona në kërim-Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda speciale nga hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, pas  ekzekutimit të 39 masave të sigurimit personal arrest në burg nga Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë gjyqësore, por dhe partnerët që mbështesin këtë Mega Operacion ka urdhëruar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 12 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

U arrestuan edhe dy efektivë policieNdërkohë pas vijimeve të hetimit, nga bashkëpunimi midis SHÇBA, Oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore, është bërë e mundur që të identifikohen dhe më pas të arrestohen në datën 28 shtator 2018 si bashkëpunëtor në këtë grup të strukturuar kriminal 2 punonjës policie me detyrë kontrollor (roje kufitarë në PKK Rinas si dhe një agjent i kompanisë ICTS në aeroportin e Rinasit.

Më konkretisht janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, punonjësit e policisë :

1. Almir DODA, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, për veprat penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

2. Edmond Llaçini, për kryerjen e veprave penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

5 maqedonas dhe 1 shqiptar drejtonin grupin kriminal- Ndërkohë si rrjedhojë e hetimit intensivë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka nxjerrë masën e sigurimit “Arrest në burg” për 5 shtetas maqedonas, si  dhe 1 shtetas shqiptar që është punonjës pranë Kompanisë Security të Aeroportit “Nënë Terza” të Rinasit dhe konkretisht :

1-B.V., lindur e banues në Maqedoni,

2-A.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni

3-G.D., lindur e banues Strugë –Maqedoni

4-Z.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni

5-I.M., lindur e banues në Ohër-Maqedoni

6- E.S, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas kishin role drejtuese në këtë grup të strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore dhe po bashkëpunohet me homologët tanë, për ekzekutimin e këtyre masave të sigurimit personal për këta shtetas.

Finalizimi i fazës së dytë të këtij Mega-Opercioni, që ende është në vazhdim, dëshmon rritjen e besueshmërisë së Policisë Shqiptare dhe agjencive të tjera ligj zbatuese tek partnerët ndërkombëtarë.

Duke përfituar nga rasti, falënderojmë partnerët për mbështetjen dhe besimin!

Sigurojmë qytetarët se “Forca e Ligjit” në veprim shumë shpejt do të dëshmojë për rezultate të tjera në luftën kundër krimit të organizuar, e veçanërisht grupeve kriminale të skeduara në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.