AKTUALITET

ATP publikon listën me 8000 dosjet dhe vendimet gjyqësore

09:15 - 30.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 8 mijë vendime, të cilat ose kanë marrë një vendim të formës së prerë nga gjykata, ose kanë problematika me dosjen. Regjistri i përditësuar për herë të fundit në 10 shtator të këtij viti pasqyron vendimet për çdo dosje.




“Në zbatim të pikës 4, nenit 30 të ligjit 133/2015, përditësojmë vendimet gjyqësore në regjistrin përkatës të vendimmarrjes për kthimin/kompensimin e pronave”, – thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Në pikën 4 të nenit 30 të ligjit të pronave thuhet: “Çdo vendim gjykate, që ka ndryshuar vendimin e ATP-së për kthimin/kompensimin apo për vlerën e kompensimit do t’i njoftohet ATP-së dhe do të regjistrohet në regjistrin përkatës të vendimmarrjes, i cili mbahet nga ATP-ja. Ky regjistër bashkërendohet me regjistrin aktual të vendimmarrjes së ATP-së dhe të agjencive të tjera të mëparshme kompetente për kthimin dhe kompensimin e pronës”. “Gazeta Shqiptare” publikon listën e 8 mijë pronarëve, ku përveç gjeneraliteve është edhe sipërfaqja për çdo pronë, vendimi i gjykatës për rastet kur është marrë vendimi dhe problematika për rastet që kanë mangësi apo pasaktësi në dosje.

Regjistrimi i vendimit
Sipas ligjit në fuqi, kur vendimi i marrë bëhet përfundimtar, Agjencia ose çdo palë e interesuar, e dërgon atë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për regjistrim. “Për vendimet që nuk u është dhënë formë e prerë, për shkak të ndryshimeve të ligjit, Agjencia verifikon nëse është bërë ankim brenda afatit ligjor dhe në rast të kundërt, këto vendime konsiderohen të formës e prerë. Vendimet mbi të drejtën e parablerjes, që janë verifikuar nga Agjencia pas përfundimit të regjistrit, do t’i dërgohen Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme brenda një muaji nga data e verifikimit dhe në çdo rast, brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Zyra do t’i regjistrojë ato pa aplikuar gjoba, kamata apo tarifa. Subjektet e interesuara janë përgjegjëse për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm që kërkohet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të mbështetur regji-strimin e vendimit. E njëjta gjë do të bëhet edhe për vendimet e kompensimit”, – thuhet në ligj.

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print, në çdo pikë shitjesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.